Kostua e shumëgjuhësisë  në BASHKIMIN EVROPIAN

Áron Lukács

College for Modern Business Studies
Tatabánya, Hungary
Prill 2007

Bardhyl Selimi

Përktheu:  Bardhy Selimi

Përmbledhje

 

Veprimtaritë e shteteve anëtare dhe të Bashkimit Evropian duhet të kryhen “në përputhje me parimin e një ekonomie tregu të hapur ne konkurencë të lirë” [1]

Ky punim hulumton se si zbatohet në praktikë parimi themelor i bashkimit Evropian në fushën e përdorimit të gjuhës.

Përfundimi i këtij punimi është se gjendja e tashme e përdorimit të gjuhës në Bashkimin Evropian e prish seriozisht tregun dhe e zvetënon jashtëzakonisht konkurencën e lirë. Shkurt ajo u jep përparësi qytetarëve dhe kompanive të disa vendeve dhe mospërparësi qytetarëve dhe kompanive të shumicës së shteteve anëtare të BE. Ajo është një pengesë për një zhvillim më efikas ekonomik të BE si një e tërë.

Mësimi i gjuhëve në BE kushton rreth 60 bilionë euro në vit. Kjo nuk përfshin koston e udhëtimit dhe qendrimit në vende të tjera me qëllim për të mësuar gjuhën. Vetëm për njerëzit që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar kjo shumë përbën 13 bilionë euro çdo vit. Sidoqoftë, në se marrim parasysh edhe se sa kohë shpenzohet për mësimin e gjuhëve dhe e konvertojmë në para këtë kohë (mbi bazën e kostos mesatare të punës në BE) do vimë në një shumë prej 210 bilionë eurosh çdo vit.

Kostua e përkthimit dhe e interpretimit është më e pakët, por jo e anashkalueshme: rreth 6 bilionë euro çdo vit. Megjithatë, ka shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm që është shumë e vështirë t’i paraqesim në mënyrë sasiore. Këtu përfshihen faktorët e humbjes së informacionit për shkak të problemeve gjuhësore dhe mospërparësitë për disa pjesëmarrës në kooperimin ndërkombëtar dhe të tjera. Sipas një vlerësimi të parë, kostua e këtyre faktorëve mund të shkojë të paktën deri në 70 bilionë euro në BE çdo vit.

Në këtë mënyrë, arrijmë në një shumë tërësore prej 350 bilionë eurosh çdo vit, e cila përbën më shumë se 3 % të Prodhimit (GDP) të BE (sipas shifrave të vitit 2005).

Pavarësisht nga kjo, problemi më i madh nuk është sasia por shpërndarja e kësaj shume. Është kryesisht Britania ajo që gllabëron përfitimet nga kjo gjendje, ndërsa shumica e vendeve të tjera humbasin para.

Sipas disa vlerësimeve në këtë punim, qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE paguajnë rreth 900 euro për kokë në vit për Britaninë, në mënyrë të tërthortë. Me qenës ky proces po kryhet që prej shumë vitesh, edhe shuma përkatëse po grumbullohet. Duke e hamendësuar periudhën 20 vjeçare, me një interes vjetor 10 %, kishte për t’u bërë një sasi prej 55000 eurosh për kokë.

 

Hyrje

 

Në punimin tim, unë hulumtoj se sa shumë gjendja e tashme e gjuhëve në Bashkimin Evropian i prek parimet ekonomike kapitaliste dhe kërkesat e konkurencës së lirë të tregut.

Traktati që themeloi Komunitetin Evropian deklaron si më poshtë:

Artikulli 4

Për qëllimet e vëna në Artikullin 2, veprimtaria e shteteve anëtare dhe e Komunitetit duhet të përfshijnë, siç thuhet në Traktat dhe në përputhje me planin e caktuar aty, “përshtatjen e politikës ekonomike, që bazohet në koordinimin e ngushtë të politikave ekonomike të shteteve anëtare, në tregun e brendëshëm dhe në përcaktimin e objektivave të përbashkëta dhe ajo të futet në përputhshmëri me parimin e një ekonomie tregu të hapur me konkurencë të lirë”

Traktati, si shtesë, jep me hollësi detyrimet që bien mbi shtetet anëtare për të arritur ”një ekonomi tregu të hapur me konkurencë të lirë”. Një pikë e këtyre rregullimeve është se shtetet anëtare nuk mund të ndërmarrin veprime që e prishin konkurencën e tregut apo që garantojnë një përparësi të pandershme konkurence për sektorët e ekonomisë, ndërmarrjet apo tërë një shtet anëtar.

Lidhur me këtë, është e nevojshme të bëjmë një shënim të shkurtër rreth kuptimit të konkurencës së vendeve. Ndonëse disa autorë thonë që konkurenca nuk mund të përkufizohet për një vend në tërësi, por vetëm për ndërmarrjet ose grupet e ndërmarrjeve, unë nuk bie dakord. Unë mendoj se ata që thonë se çdo vend ka konkurencë kanë të drejtë. Për shembull OECD e përkufizon atë kështu:

“Shkalla që një vend mundet në kushtet e tregut të ndershëm e të lirë të prodhojë mallra dhe shërbime që kënaqin shijen e tregjeve ndërkombëtare, ndërkohë që sjellin të ardhura reale për popullin e vet për një kohë të gjatë”

Një institucion tjetër i respektuar, Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër, boton rregullisht statistika që tregojnë konkurencën e çdo vendi.

Për sa i përket punimit tim, ai është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që Traktati i Themelimit të Komunitetit Evropian e thekson veçanërisht fort, duke vlerësuar dallimet ndërmjet zhvillimeve ekonomike të Shteteve Anëtare dhe të zonave.

Artikulli 158.

“Për të shpënë përpara zhvillimin e gjithëmbarëshëm e harmonik, Komuniteti duhet të zhvillojë dhe të nxisë veprimet e tij, që çojnë në fuqizimin e kohezionit të vet ekonomik dhe social. Në veçanti, Komuniteti duhet të synojë pakësimin e pabarazive ndërmjet niveleve të zhvillimit në rajone të ndryshme dhe prapambetjen e të paktën rajoneve dhe ishujve të parapëlqyer, përfshi zonat rurale. ”

Në përputhje me sa sipër, është e nevojshme të hetojmë se qysh vështirësitë gjuhësore ndikojnë në konkurencën e çdo vendi anëtar në Bashkimin Evropian, në çfarë mase ata e prishin tregun dhe fitimin e ekonomisë të vendeve të caktuara dhe /ose i privilegjojnë të tjerët. Në rastin e një prishje të pakonsiderueshme të shkaktuar nga vështirësitë gjuhësore, nuk është veçanërisht e nevojshme t’u kushtojmë vëmëndje ndikimit në gjendjen. (Sidoqoftë, elementët kulturorë e të tjerë mund të sjellin nevojën për modifikime, por kjo s’është subjekt i këtij punimi). Sidoqoftë, në se vështirësitë gjuhësore e prishin ndjeshëm konkurencën në treg, atëhere – në kuptimin e Traktatit – janë të nevojshme veprime të menjëherëshme.

 

 


  1. Kostua e mësimit të gjuhëve

Mësimi i gjuhëve ka shumë kosto, që mund të ndahen në dy grupe të mëdha:

  1. Kostot direkte të studimit të gjuhëve
  2. Kostot e volitshme të mësimit të gjuhëve

Kostot direkte të mësimit të gjuhëve

Në këtë kapitull do të analizojmë kostot e shtetit dhe të individëve për një vit për mësimin e gjuhëve të huaja në Hungari dhe në Bashkimin Evropian.

Studime të ndryshme provojnë që, një person me aftësi mesatare, ka nevojë për 2000 orë për të zotëruar një gjuhë të parë për të, në një shkallë që mund të përdoret në një bashkëbisedim serioz ose të zbatohet relativisht mirë në profesion. Sidoqoftë, kjo njohuri nuk është madje afër shkallës së njohurive të një gjuhe kombëtare, prandaj kjo lloj dije nuk është konkurenciale.

Kjo do të diskutohet më thellësisht më vonë në pjesën e titulluar “Mospërparësitë e atyre që nuk e flasin gjuhën e një komunikimi të dhënë si gjuhë të parë të vetën”.

Zgjatja kohore e përmëndur më sipër bën saktësisht një vit plot. Në se zotëron një gjuhë të dytë, ajo merr 20 % më pak kohë, në përgjithësi, pra 1600 orë.

Kostot direkte personale të mësimit të gjuhëve (blerja e librave, e fletoreve, etj) janë në rastin kur shteti financon mësimin, por, të krahasuar me kostot e tjera, ato janë relativisht të ulta për individin.

Sipas një studimi në Zvicër, mësimi i gjuhëve të huaja merr më shumë se 10% të kostos së edukimit. Studimi vendos që ky raport nuk ndryshon në vendet e tjera dhe, duke marrë parasysh metodat e ndryshme të mësimit të gjuhës në shkollat e ndryshme, jep një numër të ngjashëm (shpenzimet variojnë ndërmjet 5-15%).

Sipas të dhënave të Zyrës hungareze të statistikave, KSH , qeveria shpenzoi për arsimin publik 1170 bilionë forinta hungareze në vitin 2005. Nga të dhënat e KSH, ne mësojmë gjithashtu sasinë e parave që një person mesatarisht në Hungari shpenzon nga të ardhurat e veta për qëllimi arsimimi. Në vitin 2005 këto qenë 5418 forinta në vit. Ata janë paguar nga të ardhurat neto personale (dmth pasi kanë paguar taksat).

Si rrjedhojë, lidhur me këtë, ne duhet të kemi parasysh gjithashtu taksën personale të të ardhurave dhe kontributin personal për siguracionet sociale. Këto taksa dhe kontribute, mesatarisht, janë një sasi e barabartë me të ardhurat neto.

Me qenë se arsimimi paguhet më së shumti nga personat e moshës aktive (pensionistët paguajnë relativisht pak), këto 5418 forinta duhet të shumëzohen të paktën me 7 – një vlerësim i trashë që merr faktorët e tjerë në përllogaritje, gjithashtu. Prandaj, më 2005, kostot mesatare personale për arsimimin kanë qenë 9210 forinta. Po të kemi parasysh 10 milionë banorë, themi se populli shpenzoi 100 bilionë forinta për arsimimin drejtpërdrejt.

Kështu e tërë paraja e shpenzuar shkon 1300 bilionë forinta më 2005. Dhjetë përqind e kësaj është 130 bilionë forinta. (me që është fjala, në kostot personale për arsimimin, mësimi i gjuhëve, pa dyshim, ka një pjesë më të madhe se sa shpenzimet qeveritare, por duke marrë parasysh që kostot personale janë relativisht të vogla në përpjestim me kostot në tërësi, këtu duhet të shënojmë gjithashtu 10%, për arsye thjeshtësimi).

Në vitin 2005, Prodhimi i Përgjithshëm ka qenë 22000 bilionë forinta. 130 bilionë forinta përbëjnë 0. 6% të tij!

Në tabelën 1 në faqen tjetër unë fus përpjestimet dhe sasinë e shpenzimeve arsimore publike në Bashkimin Evropian. Për sa u përket vendeve të Komunitetit, kemi këto shifra për kostot e arsimimit më 2003 (kolona e fundit është përllogaritja ime).


Tabela : Shpenzimet qeveritare për arsimimin dhe shpenzimet për mësimin e gjuhëve[2]

  Shpenzimet qeveritare për arsimim (në bilionë euro në tërësi) Shpenzimet qeveritare për arsimim (në përqindje të Prodhimit të Përgjithshëm) Shpenzimet personale për arsimim (në përqindje të Prodhimit të përgjithshëm) Shpenzimet për gjuhët (në bilionë euro në tërësi)
EU-25 515. 6 4. 9 0. 6 57. 873
EU-15 470. 5 4. 9 0. 6 52. 811
Zona e Euro-s 364. 1 4. 8 0. 6 40. 961
Belgjika 16. 1 5. 8 0. 4 721
Republika Çeke 6. 8 4. 3 0. 4 0. 743
Danimarka 17 6. 7 0. 3 222
Gjermania 95 4. 4 0. 9 1022
Estonia 0. 8 5. 3 : 0. 080
Greqia 8. 2 3. 9 0. 2 0. 862
Spanja 38. 2 4. 2 0. 5 4. 275
Franca 88. 5 5. 7 0. 6 9. 782
Irlanda 5. 1 4. 1 0. 3 0. 547
Italia 64. 1 4. 5 0. 4 6. 980
Qipro 0. 9 6. 5 4 0. 109
Letonia 1 4. 9 0. 8 0. 128
Lituania 8 4. 8 0. 5 0. 199
Luksemburgu 0. 9 4. 0  : 0. 090
Hungaria 7. 8 5. 5 0. 6 0. 865
Malta 0. 3 4. 4 4 0. 040
Hollanda 22. 3 4. 5 0. 5 2. 478
Austria 17 5. 2 0. 3 238
Polonia 29 5. 6 0. 7 2. 464
Portugalia 9. 3 5. 5 0. 1 0. 947
Sllovenia 2. 0 5. 4 0. 9 0. 233
Sllovakia 2. 6 4. 3 0. 5 0. 290
Finlanda 8. 2 6. 0 0. 1 0. 834
Suedia 16. 8 6. 6 0. 2 731
Mbretëria e Bashkuar 77. 8 5. 1 0 9. 305

 

Prodhimi bruto i brendëshëm (GDP) i Bashkimit Evropian (EU25) ka qenë 10817 bilionë euro më 2005, që do të thotë: në një vit Shtetet Anëtare të Komunitetit kanë paguar 60 bilionë euro për mësimin e gjuhëve.

Sido që të jetë, kjo është pak për të qenë një shpenzim i madh! Kostot e volitshme janë shumë më tepër. Megjithatë, para se t’i tregojmë ato, unë do përmend elementë të tjerë të kostove direkte këtu më poshtë.

Së pari, numrat më sipër nuk përmbajnë kostot e udhëtimit në zona të caktuara gjuhësore për të mësuar gjuhë të huaja (shpenzime udhëtimi, kosto akomodimi, etj).

Sipas të dhënave të Mbretërisë së Bashkuar, për sa u përket mësimit të gjuhëve, mund të arrijmë në këto përfundime:

Çdo vit, 800 milionë libra botohen lidhur me mësimin e gjuhës angleze.

Çdo vit 700 mijë njerëz shkojnë në Angli për ta mësuar gjuhën atje.

Më 2005, këta njerëz kanë shpenzuar afërsisht 2. 6 bilionë euro në Mbretërinë e Bashkuar, drejtpërdrejt. Megjithatë, sipas Phillipson, Mbretëria e Bashkuar ka pasur 13 bilionë euro të ardhura, falë mësimit të anglishtes. Sipas Grin, më 2004 kjo ka qenë 15 bilionë, që bashkë me interesat shkojnë në 17. 4 bilionë euro.

Të dy numrat më sipër tregojnë një ndryshim të madh, por është e mundur sepse ndikimet shumëfishuese mund të hyjnë në fuqi, gjë që vërehet gjithashtu, për shëmbull, në investimet infrastrukturore.

Duke i përmbledhur përllogaritjet e mësipërme, të gjitha kostot direkte të mësimit të gjuhës në Bashkimin Evropian i kalojnë 70 milionë euro sipas një vlerësimi të trashë.

Tash do procedojmë te kostot e volitshme të mësimit të gjuhëve, duke mbajtur shënim përpjestimet e tyre krahasuar me ato të përmëndura më sipër.

 

  1. Kostot e volitshme të mësimit të gjuhëve

Kostot e volitshme të mësimit të gjuhëve përmbajnë ato veprimtari ose arritje të mundëshme, që duhen bërë ose arritur në kohën e “ vajtur dëm”.

Dukë marrë në konsideratë një vit pune, mund të themi që ata që studjojnë një gjuhë të huaj, do nisin të punojnë një vit më vonë se sa ata që nuk studiojnë, gjë që do të thotë, jo vetëm humbje e të ardhurave për ta por edhe ulje të paraqitjes së ekonomisë kombëtare, përfshi këtu shumë ndërmarrje, për më tepër kjo do të thotë një vit hendek në të ardhurat nga taksat për shtetin. Kështu, shoqëria duhet të “mbajë” çdo brez një vit më shumë. (Natyrisht, njohja e gjuhëve ka edhe përparësi për të ardhurat, por këto nuk janë aq të ndjeshme nga këndveshtrimi i këtij punimi. . )

Duke përllogaritur me rrogën neto mesatare (sipas të dhënave të KSH, 104 000 forinta më 2005) hendeku do të thoshte 12 x 104000, pra 1 248 000 forinta humbje për tërë vitin për çdo rrogëtar.

Plus kësaj, janë taksat dhe kontributet e siguracionit social që vinë nga rroga, që do të thotë një humbje për financat publike. Kjo është afërsisht e njëjta para për çdo person sikurse edhe rroga neto. Të dhënat e KSH tregojnë gjithashtu që më 2005, numri i të punësuarve ishte 4. 2 milionë. Si rrjedhojë, e tërë fatura e pagave përshi taksat dhe kondtributet ishte 1 248 000 x 4 200 000 pra 5 242 bilionë forinta (për tërë ekonominë kombëtare).

Duke marrë një punësim për 40 vjet, humbja është 1/40 e kësaj e kësaj pjese, pra 121 bilionë forinta (sepse çdo vit 1/40 pjesë ndahet barabar dhe ne po përllogarisim kostot për një vit). Kjo gjithashtu bën 0. 6 % të GDP.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, në 25 vendet e BE kostua mesatare e punës ka qenë 22 euro për orë më 2005. Përpjestimi i të punësuarve ka qenë 63. 8 % * duke pasur parasysh rezidentët e moshave ndërmjet 15 dhe 64 vjeç, që është 67. 2%, pra 308. 8 milionë njerëz, nga e tërë popullsia e BE 25, që është 459. 5 milionë. ).

Kjo do të thotë që numri tërësor i të punësuarve ka qenë 198 milionë. Shumëzuar me kostot e përllogaritura më sipër, duke marrë 2000 orë pune në vit kjo bën 22 x 2000 x 198 000 000 , pra 8395 bilionë euro. Pjesëtuar me 40, marrim 210 bilionë euro, kështu kjo është kostua e volitshme vjetore që shkaktohet nga mësimi i gjuhëve. Kjo është tre herë më e madhe se sa kostot direkte të mësimit të gjuhëve!

Duhet të vë re, që numrat e mësipërm kanë lidhje me mësimin e vetëm një gjuhe të huaj. Natyrisht, në rastin e disa gjuhëve të huaja, shpenzimet janë shumë më të mëdha. Nga ana tjetër, është e mundëshme që disa njerëz të mos mësojnë gjuhë të huaja fare, kështu që kostot janë më pak se sa i nxorrëm ne.

Për mendimin tim, megjithatë, në botën e sotme është thelbësore mësimi i gjuhëve të huaja dhe herët apo vonë çdo njeri do jetë i detyruar ta bëjë këtë.

Dua gjithashtu të theksoj që këta probleme (sikurse kostot) kanë të bëjnë me ata njerëz në radhë të parë, që nuk e kanë anglishten si gjuhë të nënës. Njerëzit që e flasin anglishten që në vegjëli, zotërojnë përparësi të mëdha në territorin e vet, por për këtë do flas gjërësisht më vonë.

 

  1. Kostot e informacionit të humbur, falë vështirësive gjuhësore.

Informacioni i humbur është një nga problemet më të rëndësishëm dhe kryhet në mënyra të ndryshme. Kjo do të thotë: mospërparësi kryesisht për njerëzit që nuk komunikojnë dot në anglisht.

Interpretimi është një nga faktorët e rëndësishëm gjatë të cilit humbet një pjesë e informacionit. Kjo zbatohet gjithashtu në vendet ku janë punësuar përkthyes të stërvitur mirë për konferenca, p. sh. në institutucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel. Si shembull, mund të përmënd mbledhjet e Këshillit Evropian që janë konsultime dhe forume vendim-marrëse të kryetarëve të shteteve, ku çdo përfaqësues shteti flet në gjuhën e vet amtare. Edhe gjatë mbledhjeve të grupeve të punës të ekspertëve, pjesëmarrësit flasin në gjuhën e vet, në shumë raste.

Në këto raste, ata që flasin anglisht, kanë një përparësi të jashtëzakonshme për dy arsye:

Nga njera anë, me qenëse praktikisht çdo pjesëmarrës e kupton anglishten, ata mund t’i kuptojnë përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar pa përkthim, ndërsa njeri tjetrin vetëm me ndihmën e një përkthyesi. Si rrjedhojë, britanikët gëzojnë një përparësi përjashtuese gjatë debateve dhe e paraqesin më qartë e më mirë pikëpamjen e vet, për derisa përvojat praktike tregojnë që fjalimet e pjesëmarrësve jo britanikë janë shpesh të pakuptueshme nga të tjerët.

Në shumë raste ekspertët kërkojnë nga një folës jo anglisht që të dinë se çfarë ka thënë (p. sh. kryetari i një vendi të caktuar).

Një problem shtesë është që në institucionet e BE është e pamundur të përkthesh direkt çdo gjuhë në çdo gjuhë tjetër, sepse ka shumë gjuhë në përdorim. Në rastin e 25 gjuhëve, 25 x 24, pra do të nevojiteshin 600 lloje të ndryshme interpretimi. Veç kësaj, ka një rregull, që në institucionet e Bashkimit, një trup interpretues ka të drejtë vetëm të interpretojë në një gjuhë tjetër kombëtare. Padyshim, është e pamundur të punësosh kaq shumë interpretues dhe interpretimi i kësaj sasie e bën shumë të vështirë gjetjen e ekspertëve të përshtatshëm, sepse, në këtë rast, gjatë çdo mbledhje të Këshillit (si mbledhja e kryeministrave, e ministrave të financës, ministrave të transportit etj) do nevojitesh shfrytëzimi i interpretuesve konferencialë, për shembull, për të përkthyer nga lituanishtja, letonishtja, estonishtja, portugalishtja dhe gjuhët e tjera të Bashkimit në hungarisht, duke e folur këtë të fundit si gjuhë të vet kombëtare.

Për të shmangur këtë problem të stërmadh, fjalimet, fillimisht, përkthehen në një gjuhë ndërmjetëse – më së shumti në anglisht- dhe, paskëtaj, ato përkthehen nga kjo gjuhë ndërmjetëse në gjuhët e tjera. Interpretimi i dyfishtë shpie në humbjen e përsëritur të informacionit. (përvoja të shumënumërta praktike provojnë që ka raste të përditëshme incidentesh gjatë interpretimeve, sikurse në shkrimin humoristik të Frigues Karinthy, shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur hungarez. Në shkrimin e tij të titulluar Műfordítás (përkthimi i një poeme) ai përktheu një poemë disa herë nga hungarishtja në gjermanisht dhe anasjellas. Në fund kuptimi i tërë poemës ndryshoi plotësisht.

Në praktikën e institucioneve të Bashkimit Evropian, mosshkrimi në anglisht (ose mbase në frëngjisht) do të thotë kosto serioze për individët, kompanitë dhe institucionet e tjera lidhur me këta institucione. Teorikisht, lejohet në institucionet e Bashkimit të shkruash në gjuhën zyrtare të ndonjë Shteti Anëtar. Në praktikë, megjithatë, në se dikush shkruan në gjuhë të ndryshme nga anglishtja apo frëngjishtja, edhe sikur nëpunësit e ngarkuar ta marrin atë letër, ajo nuk vlen, sepse ata nuk mund ta lexojnë atë.

Me qenëse përkthimi zyrtar i letrave të tilla kërkon shumë kohë, administratori zakonisht do kërkojë ndonjë koleg, që t’i bëjë një përkthim të thjeshtë e të sipërfaqëshëm të atij shkrimi. Nga ana tjetër, kjo e pengon këdo në punën e vet- kjo është një nga arsyet, që nuk e pëlqejnë këtë lloj letre në përgjithësi- nga ana tjetër, në rastet e këtyre “përkthimeve të shpejta”, ka për të ndodhur një humbje tjetër serioze e informacionit.

Një mospërparësi tjetër është që dërguesi i shkrimit e merr përgjigjen tepër vonë.

Humbja e informacionit nuk ndodh vetëm në këtë fushë. Ndërmarrjet, institutet kërkimore, komunikimi ndërmjet individëve, rrjedhja e informacionit në të gjitha nivelet, ndikohen jashtëzakonisht nga gjuhët e ndryshme. Kjo ndodh në mënyra nga më të ndryshmet: për shembull nuk arrijnë dot t’i dërgojnë partnerit të huaj një informacion të përshtatshëm në kohë, gjatë konferencës pjesëmarrësit, që nuk e dinë gjuhën e dhënë janë në mospërparësi, ata e kanë të vështirë t’i kuptojnë standartet ndërkombëtare ose industriale të degës, që mund të gjenden kryesisht në anglisht. Kjo shumohet jashtëzakonisht kur bëhet fjalë për ekonominë kombëtare të një vendi.

III. Kostot shtesë të shoqërisë dhe ekonomisë

Në shumicën e vendeve institucionet dhe ndërmarrjet e ndryshme shpenzojnë sasi të mëdha parash për t’u aftësuar në komunikimin në gjuhë të huaj (kryesisht në anglisht). Ato kanë botimet dhe prospektet e veta të përkthyera në anglisht, që i shtypin me një kosto të lartë. Në faqet e tyre të internetit, informacioni jepet në gjuhë të huaja gjithashtu, përgjithësisht në anglisht (me raste, shumica e informacionit vetëm, por në shumë raste të tjera, ata praktikisht i dyfishojnë faqet në internet).

Kjo u merr gjithashtu shumë para për të fituat dhe mbajtur negociatorët që flasin gjuhë të huaja po ashtu.

Sasia e parave të shpenzuara për interpretime dhe përkthime çmohet rreth 5 bilionë euro në BE-15 .

Pas zgjerimit të BE më 2004, popullsia u rrit me 19. 3 %, por të ardhurat kombëtare të vendeve të reja anëtare janë 50 % të atyre të shteteve anëtare të vjetra, dhe, duke u bazuar në këtë, duhet të pranojmë një rritje të tregut me 10 %. Pra, në BE 25, sasia e parave të shpenzuara për përkthime dhe interpretime ka qenë 5. 5 bilionë euro më 2004 .

Në rastin e shpërndarjeve të barabarta, çdo vend duhet t’i ndajë kostot e komunikimit gjuhësor në përputhje me raportin e popullsisë së vet në Bashkimin Evropian. Në fig 1 unë tregoj këtë raport ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera anëtare. Në fig 2 mund të vëzhgohet që, lidhur me komunikimin gjuhësor, është larg për të qenë njësoj, sepse, sipas Komisionit Evropian, gjuha angleze bën 50% të saj!

    Fig. 1                                                                        Fig. 2

Pra, bazuar në shpërndarjen e popullsisë, komunikimi në anglisht ose nga anglishtja duhet të përbëjë 13 % të gjithë kostos, që do të thotë 0. 72 bilionë euro. Megjithatë, kjo kosto është tash 2. 76 bilionë euro që është pothuajse katërfishi i asaj të mëparëshme! Kështu Vendet Anëtare paguajnë afërsisht 2 bilionë euro më shumë për të komunikuar në anglisht.

Monopli i anglishtes jep përparësi shtesë për ata që flasin një gjuhë të caktuar. Folësit e gjuhës mbizotëruese kanë gjithashtu përparësi kur tregtojnë shërbime të caktuara (si mësimdhënia e gjuhës së dhënë, interpretimi, përkthimi, rishikimi apo botimi i teksteve në atë gjuhë, furnizimi dhe transportimi i materialeve mësimore jashtë vendit). Në se vështrojmë materialet ose faqet në internet në Mbretërinë e Bashkuar, do e kemi vështirë të gjejmë diçka në gjuhë të huaj ndërsa në vendet e tjera çdo kompani ose institucion i rëndësishëm ka edhe një version në anglisht të faqes së vet të internetit.

  1. Mospërparësitë e atyre që nuk e flasin gjuhën e një komunikimi të dhënë, si gjuhë të tyre të parë

Mospërparësitë e atyre që nuk e flasin një gjuhë të dhënë si gjuhë të parë të tyre janë tepër të larmishme dhe është vështirë të çmohen, sepse kanë një ndikim të shumëfishtë. Edhe në se dikush ka më shumë përvojë në profesion, për mungesë të komunikimit në nivelin e folësit të lindur, mund të arrijë edhe të dështojë.

Një bartës hungarez i një Burse të Republikës që ka shpenzuar gjysmë viti jashtë shtetit dhe është lauruar në Ekonomi shkëlqyer – një student me arsim të lartë, që bën pjesërisht praktikë profesionale – më ka treguar një histori mësimdhënëse në këtë mënyrë:

“Diskutimi, debatet, harmonizimi, këtu në Hungari, në se flasim me njerëz anglishtfolës të lindur, ne u përshtatemi atyre. Këtu në kompaninë tonë, për shëmbull, ka vetëm një koleg anglez që nuk e flet hungarishten, prandaj secili nga ne flet në anglisht. Në se flasim për ndonjë gjë, atë e bëjmë në anglisht. Të marrim çdo arësyetim, argumentet e tij vlerësohen më mirë, mbështeten më mirë se sa tonat me anglishten e mësuar në shkollë; në se do arësyetonim në hungarisht, rezultatet do të ndryshonin në shumë raste!”

Sipas tij, ka disa privilegje shtesë të paarsyeshme vetëm e vetëm sepse gjuha e dikujt është një anglishte që në lindje:

“Kemi prezantime këtu me disa audite angleze që mund të nxjerrin informacione për degët e industrisë, prodhimet e të tjera. Secili duhet të hetojë për këtë, pa përjashtim! Secili, veç atij, sepse ajo është gjuha e tij amtare. Ai shpesh nuk i di gjërat dhe na pyet neve. Përse ai s’duhet të ndërmarrë vetë hetim? Sepse prezantimet janë vetëm në anglisht. . ”

Kjo, padyshim, nuk është situatë e vetme për sa i përket kompanive.

Një pjesë tjetër e historisë i përshkruan punëtorët, që flasin më pak rrjedhshëm:

“ Gjatë një mbledhje, për shëmbull, në se dikush nuk e flet mirë anglishten, ai nuk guxon dot të flasë, por në se bashkëbisedimi bëhet në hungarisht, ai person flet e diskuton. Sigurisht, kjo nuk mund të ndodhë në se ai është i vetmi që e flet hungarishten”.

Kjo i përket gjithashtu asaj që përmëndëm më lart, që rroga e një të punësuari, që e flet anglishten, është më e lartë, prandaj është më e leverdisshme për të që të punojë aty, ndonëse ndodh që ai punon më pak dhe ka më pak entuziazëm se sa një punëtor hungarez.

Gjithashtu, duhet përmëndur një vit hendek pune se, ndërsa dikush shpenzon një vit duke mësuar anglishten ose një gjuhë tjetër të huaj, tjetri anglisht folës i lindur, britanik apo irlandez, në krahasim me Evropën, mund ta shpenzojë këtë kohë për të përmirësuar shkathtësitë e veta profesionale ose në fusha të tjera, kështu duke përfituar përparësi të pandershme mbi të tjerët.


  1. Tehu konkurues i Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian, si rrjedhojë e pabarazisë gjuhësore

Është e mirënjohur, që mbizotërimi i anglishtes është vërtet shumë i lartë në lidhjet ndërkombëtare, brenda Bashkimit Evropian. Në Vendet e tjera Anëtare shkalla e mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e huaj vjen në rritje dhe, siç tregohet në tabelën 2, numri i folësve të anglishtes në grup-moshat më të reja është në rritje (shifrat e tabelës janë në përqindje).

Tabela 2: Njohuritë e anglishtes në vendet anëtare të BE, sipas grumoshave në vitin 2000[3]

 

Vendi

Mosha
15-25 26-44 45-64 65+ Ndryshimi më i madh i grupmoshës së hetuar Ndryshimi ndërmjet moshave 15-25 dhe 26-44 I tërë vendi
Gjermania (Perendimore) 54. 8 40. 4 32. 3 13. 8 40 14. 4 34. 6
Gjermania (Lindore) 47. 7 22. 5 10. 9 4. 0 43. 7 25. 2 18. 6
Austria 50. 9 33. 6 18. 6 10. 2 40. 7 17. 3 29. 4
Belgjika 49. 5 33. 8 24. 7 8. 7 40. 8 15. 7 29. 5
Danimarka 74. 4 66. 2 50. 2 33 43. 1 8. 2 56. 1
Spanja 29. 8 18. 7 6. 0 3 28. 5 11 15. 3
Finlanda 59. 6 47. 4 23 6. 2 53. 4 12. 2 36. 9
Franca 42. 0 28. 7 15. 2 5. 4 36. 6 13. 3 24. 4
Greqia 67. 3 36. 9 12. 0 4. 9 62. 4 30. 4 29. 4
Italia 45. 3 26. 9 7. 8 2. 3 43. 0 18. 4 25
Luksenburgu 46. 2 43. 5 36. 0 32. 5 13. 7 2. 7 40. 3
Hollanda 76. 0 73. 2 53. 0 38. 1 37. 9 2. 8 63. 7
Portugalia 42. 6 24. 9 9. 7 2. 3 40. 3 17. 7 23
Suedia 93. 1 86. 9 72. 5 55. 1 38. 0 6. 2 78. 3
BE-15 * 40. 2 30. 3 18. 5 8. 5 37 9. 9 24. 6

* Është përfshirë gjithashtu Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda

 

 


  1. Tabela:Tri gjuhët e përdorura më dendur në vendet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian në vitin 2005 [4]
Belgjika Republika Çeke Danimarka
Anglishtja 52% Gjermanishtja 31% Anglishtja 83%
Frengjishtja 44% Anglishtja 24% Gjermanishtja 54%
Gjermanishtja 25% Rusishtja 19% Suedishtja 19%
Gjermania Estonia Greqia
Anglishtja 51% Rusishtja 62% Anglishtja 44%
Frengjishtja 12% Anglishtja 41% Frengjishtja/Gjermanishtja 8%
Gjermanishtja 7% Finlandishtja/Gjermanishtja 18% Italishtja 3%
Spanja Franca Irlanda
Anglishtja 20% Anglishtja 34% Irlandishtja/Celtikishtja 21%
Spanishtja 9% Spanishtja 10% Frengjishtja 19%
Frengjishtja 8% Gjermanishtja 7% Anglishtja 6%
Italia Qipro Letonia
Anglishtja 29% Anglishtja 71% Rusishtja 67%
Frengjishtja 11% Frengjishtja 11% Anglsihtja 34%
Gjermanishtja/Spanishtja 4% Gjermanishtja/Italiashtja 3% Letonishtja 24%
Lituania Lŭemburgu Hungaria
Rusishtja 79% Frengjishtja 90% Gjermanishtja/Anglishtja 16%
Anglishtja 26% Gjermanishtja 84% Rusishtja/Tjetër 2%
Polonishtja 17% Anglishtja 66% Disa gjuhë 1%
Malta Hollanda Austria
Anglishtja 89% Anglishtja 87% Anglishtja 53%
Italishtja 60% Gjermanishtja 66% Frengjishtja 11%
Frengjishtja 17% Frengjishtja 24% Italishtja/të tjera 8%
Polonia Portugalia Sllovenia
Anglishtja 25% Anglishtja 26% Kroatishtja 61%
Rusishtja 24% Frengjishtja 20% Anglishtja 56%
Gjermanishtja 19% Spanishtja 10% Gjermanishtja 45%
Sllovakia Finlanda Suedia
Çekishtja 31% Anglishtja 60% Anglishtja 85%
Gjermanishtja 28% Suedishtja 38% Gjermanishtja 28%
Rusishtja 25% Gjermanishtja 17% Frengjishtja/Norvegijshtja 10%
Mbretëria e Bashkuar  
Frengjishtja 14%  
Anglishtja 7%  
Gjermanishtja 6%  
Bullgaria Kroatia Rumania
Rusishtja 21% Anglishtja 43% Anglishtja 26%
Anglishtja 15% Gjermanishtja 33% Frengjishtja 17%
Bullgarishtja 11% Italishtja 12% Tjetër 5%
Turqia Bashkësia e Qipros Turke  
Anglisht 18% Anglisht 43%  
Turqisht 6% Greqisht 19%  
Gjermanisht 4% Gjermanisht 5%  

Sipas tabelës 3, anglishtja është gjuha më e njohur në vendet e BE:

Me shkallën e saj, 34 %, ajo e kalon gjermanishten (12%) dhe frengjishten (11%). Për më tepër, ky mbizotërim rritet nga viti në vit.

Fig. 3 tregon që numri më i vogël i njerëzve që e flasin një gjuhë të huaj është në Mbretërinë e Bashkuar, Hungari dhe Turqi, (jashtë Bashkimit Evropian). Kjo provon gjithashtu që Mbretëria e Bashkuar nuk paguan shumë para për arsimin gjuhësor dhe që qytetarët e saj, në të vërtetë, nuk kanë nevojë të mësojnë gjuhë të huaja.

Duket, që në situatën e sotme pritet, që çdo vend anëtar ta kuptojë gjuhën e saj, pikërisht anglishten.

 

Fig. 3: Shkalla e folësve të gjuhës së huaj në vendet anëtare dhe kandidate të BE për vitin 2005[5]

Për arsyet e mësipërme, unë hetoj dhe nxjerr si përfundim se çfar lloj tehu konkurues gëzon Mbretëria e Bashkuar dhe çfarë lloj mospërparësish shtetet e tjera anëtare vuajnë, falë mbizotërimit të gjuhës angleze në BE.

 

 

 

 Kostot direkte të mësimit të gjuhës

Shpenzimet direkte të mësimit të gjuhës mund të jenë rreth 70 bilionë euro në vit në Bashkimin Evropian. Kjo përfshin gjithashtu edhe shpenzimet e Mbretërisë së Bashkuar.

Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar është vendi ku gjuhët e huaja nuk jepen mësim, përgjithësisht. Vetëm 3% e shkollave japin mësime gjuhësh në çdo nivel të shkollës, 20-30 minuta në javë. Sipas një vëzhgimi, më pak se në tre shkolla është gjetur që japin mësim më shumë se 50 minuta në javë për arsimin gjuhësor. Këtu shpenzimet për kokë kanë qenë 36 euro, sipas vlerësimeve të përafërta .

Për shembull, në krahasim me Francën, në Mbretërinë e Bashkuar kursejnë 100 euro për kokë, në sajë të pakësimit të arsimit gjuhësor. Kjo do të thotë 6 bilionë euro në vit. Në tërësi, shpenzimet e Mbretërisë së Bashkuar janë 2 165 bilionë euro, ndërsa në Francë 8 235 bilionë.

Në se kuptojmë shkallë të ngjashme në rastin e shteteve të tjera anëtare, atëhere mund të skicojmë një përfundim, që shpenzimet e arsimit gjuhësor në Mbretërinë e Bashkuar janë minimale, krahasuar me shpenzimet tërësore të vendeve të tjera. Kështu, me këto shkallë, tabloja e vendeve të tjera jep 70 bilionë euro në vit, vetëm për arsimin gjuhësor.

 

  1. Kostot e volitshme të mësimit të gjuhës

Në vendet e BE 25 kostot e volitshme të mësimit të gjuhëve janë 210 bilionë euro në vit. Duhet të zbresim shpenzimet e Mbretërisë së Bashkuar që nuk janë kaq të qënësishme për arsyet e përmëndura më lart.

 

  1. Kostot që rezultojnë nga faktorë të tjerë.

Këtu unë grupoj fenomenet që kam përshkruar në seksionet II-III (shpenzimet falë humbjes së informacionit, që rezulton nga problemet gjuhësore, kostot e tjera ekstra të jetës sociale dhe ekonomike, kundërtinë e njerëzve që s’e flasin gjuhën e dhënë në një nivel vërtet të lartë). Kundërtitë, që vinë nga kostot ekstra, që rezultojnë nga “faktorë të tjerë”, janë jashtëzakonisht të vështira të përkufizohen numerikisht.

Shkurt, të dhënat makroekonomike nuk mund të përdoren për këtë, por mund të zbatojmë metodën “nga fundi – lart”, duke kontrolluar se sa probleme kostot ekstra sjellin për kompanitë dhe ndërmarrjet dhe nga ky informacion duhet të vimë në përfundimin për shpenzimet për ekonominë kombëtare. Sidoqoftë, koha dhe kufizimet financiare për përgatitjen e këtij punimi janë të tilla që nuk mund të mjaftoheshim.

Të gjitha e kalojnë koston e mësimit të gjuhëve, prandaj unë përllogaris 70 bilionë euro për këtë faktor.

 

  1. Përmbledhje

Duke përmbledhur 3 faktorët e mëdhenj të mësipërm, shuma del 70 + 210 + 70 = 350 bilionë euro. Kështu, Mbretëria e Bashkuar ka këtë përparësi të madhe mbi gjithë anëtarët e tjerë të BE.

Kjo sasi parash është 3. 2 % e GDP së BE (që ka qenë 10 817 bilionë euro më 2005). Kjo është një sasi e stërmadhe, që aktualisht ndikon në konkurencën në mënyrë të qënësishme, kështu Bashkimi Evropian dhe Shtetet e tij Anëtare duhet ta marrin çështjen seriozisht.

Popullsia e Bashkimit Evropian më 2005 ka qemë mbi 460 milionë dhe popullsia e Mbretërisë së Bashkuar ka qenë 60 milionë. Kështu përllogarisim 400 milionë njerëz, përjashtuar popullsinë e Mbretërisë së Bashkuar. Në se ndajmë 350 bilionë euro për 400 milionë njerëz marrim 875 euro për kokë. Kështu, Mbretëria e Bashkuar u “mjel” këtë shumë njerëzve nga vendet e tjera anëtare.

Duhet theksuar sidoqoftë që situata e përshkruar më sipër është jo vetëm për një vit, por ka vijuar gjithë kohën. Prandaj kostot e konkurencës së pandershme janë akumuluar. Kjo do të thotë mospërparësi të shumëfishuara, falë shkallës së interesit në defiçitin e të ardhurave dhe gjithashtu duhet konsideruar hendeku në vite, që përsëritet brez pas brezi, që i pakëson të ardhurat publike.

(Irlanda është gjithashtu ndër përfitueset. Por nuk do të bëja ngjashmëri të plotë ndërmjet Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, sepse Irlanda ka qenë pushtuar dhe shtypur nga Anglia, dhe gjuha angleze është futur me forcë në të. Sidoqoftë gjuha irlandeze jeton ende dhe përdoret gjërësisht dhe do jetë shumë e rëndësishme të mbështesim kulturën dhe traditat irlandeze).

Në përllogaritjet më sipër nuk kam marrë parasysh që konkurenca e pandershme që diskutohet nuk është vetëm ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe shteteve të tjera anëtare të BE, por diçka që ekziston edhe në shkallë globale, dhe janë SHBA përfituesit kryesorë, që përgjigjen, më së shumti, për këtë gjendje.

S’ka dyshim, ky ka për të qenë boshti i një studimi tjetër me qenë unë përpiqem të çmoj vetëm shkallën e prishjes se konkurencës të shkaktuar nga pabarazia gjuhësore brenda Bashkimit Evropian.

 

  1. Sugjerim për zbutjen e problemit

Si në të gjitha rastet, hapi i parë është të ngremë shqetësimin publik dhe të atyre që kanë fuqi vendimmarrëse për këtë situatë për të marrë informacionin e nevojshëm dhe për të dhënë këshilla dhe ndërmarrë veprime për zgjidhje që deri tash kanë munguar.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian duhet të hulumtojë mundësitë që do mund ta shlyenin problemin dhe paskëtaj të merrnin vendime lidhur me situatën sa më shpejt të jetë e mundur, sepse në përputhje me Traktatin e Themelimit të Bashkësisë Evropiane, është detyrë e Komisionit Evropian të mbikqyrë zbatimin e parimeve të Traktatit.

“Artikulli 211

“Me qëllim që të sigurojë funksionimin e duhur dhe zhvillimin e tregut të përbashkët Komisioni duhet :

Të sigurojë që të dhënat e këtij Traktati dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse të zbatohen.

Të formulohen rekomandime ose të jepen opinione për çështjet që kanë të bëjnë me Traktatin, në se ajo e kërkon urgjentisht ose në se Komisioni e sheh të nevojshme.

Të ketë fuqinë e vet të vendimit dhe të marrë pjesë në parashtrimin e masave që do ndërmarrë Këshilli dhe Parlamenti Evropian në mënyrën që jepet në këtë Traktat.

Të ushtrojë fuqinë që i është dhënë asaj nga Këshilli për zbatimin e rregullave që shtron ky i fundit.

Duke i njohur parimet e mësipërme, çështja shtrohet për mua se kur dhe qysh Komisioni Evropian ka për ta detyruar Mbretërinë e Bashkuar të paguajë sasinë e parave që ajo ka grumbulluar, si më sipër, falë përparësisë së pandershme.

[1] Artikulli 4 i Traktatit të Themelimit të Bashkimit Evropian, versioni i konsoliduar.

[2] Burimi: Shtesa ndaj kalendarit GFS për vitin 2002

[3] Burimi: Eurobarometer

[4] Burimi: Eurobarometer

[5] burimi: Eurobarometer

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,256 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List