Perparim hysi

Poezi nga Përparim   Hysi

Një mikeje

Tri sërë me urupa, varur mbi jelek

Do ta pi me kupa, syrin se m’u tek

Si e “piva” syrin, unë seç bëj me tutje

Zë edhe “pi” gjirin, se jam mbushur huqe.

Kam “huqe të rënda”, o  e mira  mike!

A s’e sheh? U çmënda për ty, shpirtka ime.

“Pi” e “pi” u “deha”, jam, i tëri xurxull

Dhe, mandej, u “shkreha”, me ty, moj e bukur.

SODITJE

“Pllaja” që shoh nga prapa ( ka”lëndinën” për matan)

Për “lëndinën” më zu vapa, djersët çurg më shkojnë, moj xhan!

Në “lëndinë” dikur “kullota” dhe nuk e harroj ende

Duket se me të s’u “ngopa”, e kërkoj ende sepse…

Sepse shije aq më pati, ndaj dhe goja më shkon lëng

S’e harroj atë çast mjalti, gati “çasti” po më çmënd.

Dua të ulem shesh mbi të, të”kullot” me nge, azat

Grriq-grriq një lemzë me zë, se më kot s’jam djalë në vakt.

Nudo

Trupin tënd lakuriq

Sa e pashë, mendja-eksiq!

Sepse iku dhe kaptoi

Pa më thuaj, ku qëndroi?!

Domosdo, qëndroi tek ti

Se nuk mbahej në burgji

Se cullak gjithë nishanet

Mua, po më zunë “alarmet”

Shfaqen supet, shfaqen gjiret

Dhe me radhë të gjitha hiret

Pupu! Se si u bëra?!

Gati të më binte cërma.

Gati- gati u xhindosa

Pas “nishanesh” krejt u sosa.

Më la mendja, shkoi e iku

Lakuriqja  keq më fshiku.

TI!

Ti je dhe lulja, dhe parfumi, dhe aroma

E bukur je si një Afërditë!

Unë dua që të t’i puth ato buzë të njoma

Se vetëm, kështu,  mbushet imishpirt.

Ke një dlirësi që të bën për vete

Buzëqeshjen me kripë dhe të ndruajtur

Dukesh sikur ke ardhur nga të tjerë planete

Ndaj, sa të shoh, bëhem si i “luajtur?!”

Mendja më ikën dhe merr arratinë

Liruar nga burgjitë dhe sikur bredh hergjele

Se nuk e suporton dot bukurinë

Aq më ke magjepsur dhe kam sepse…

“A T O?!!!”

Çdo emër si një shtrëngim zemre

Asnjërën prej tyre nuk mund të veçoj

Ah, sa e madhe është bota e një femre

Do të isha sharlatan që këtë ta harroj.

Secila prej tyre kish sharmin e vet

Dhe “erën” a aromën e veçantë kish secila

Me to qe  mbushur imja jetë

Ndaj kam të drejtë që të flas me superlativa.

Kështu po bëj, se  e meritojnë

Të dallosh dikë, bën veç mëkat

Flas për femra që dinë të dashurojnë

Se kurrë dashurinë s’e kam kërkuar si mëzat.

Diçka në zemër për to kam ndjerë

Dhe ndjenja ka qenë reciproke

Ndaj çdo njërën prej tyre e kujtoj me nder

Dhe nuk lë vend për ekuivoke.

 Tiranë, 27 shtator 2016

Shkëputur nga  cikli poetik  “Kohë djalërie”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,272 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List