CIKËL POETIK NGA POETJA XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

 

14569660_1147950711959055_1223040379_n

CIKËL POETIK NGA POETJA XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

 

 

KËRKIM VARGU

 

Këndej dhe andej

Kërkim vargu

Është lidhur nyje fjala

Pena ruanë ngjyrën.

 

Nëpër dhëmb

Përtypet vargu

Imagjinata hesht

Ka orë pushimi.

 

Sot fluturat nuk u trazuan

As trëndafili s’kish aromë

Atdheu i qetë flinte

Në krahët e shqiponjës.

 

 

VJESHTA M῾I MORI ËNDRRAT

 

Erdhi vjeshta dhe si për inat

M῾i mori ëndrrat që i mbaja sa kohë

Iku me vrapin e lumit gjarpëror

Bashkë me dëshirat dhe ëndrrat e mia.

 

Frynte një erë e malit atë ditë

Të gjitha gjethet e pemëve ranë për tokë

Mbuluan tokën dhe fushën gjithandej

Lanë vetëm kujtimin që do të mbajmë për to.

 

Një ditë dola të lumi përsëri

Ai çante rrugëtimin si për çdo herë

Afër një lisi të vjetër e me degë shumë

Ishin ruajtur ëndrrat e mia aty

Sa u gëzova shumë.

 

 

MË FLET ME SY

 

E bukura sy ulliri

Seç më flet me sy

Vetëm zana e malit

Do të matet me Ty!

 

Vetëm rrezja e Diellit

Ka shkëlqimin tënd

Zanë moj zana e malit

Më thuaj të kam xhan.

 

Buzët si qershi

Kur më flet me gojë

Të të them se të dua

Kurrë nuk të harroj.

 

 

NOTËSI

 

Në notësin e ditës

Ishte dhe emri Yt

Me shkronja të arta

Më dukej atë ditë.

 

Kujtimet e mira

Mbahen në mend shumë gjatë

Ato nuk harrohen kurrë

Të bëjnë të lumtur

Ditën ta bejnë më të bukur.

 

Dikur një yll shndërriste

Në tokë

Sot lart nga qielli

Të mallëngjen e të përlot.

 

 

DËSHIRAT JA THASH

LUMIT

 

Ti lumë shtatë gjatë

Pash dritë e diell

Kam një dëshirë

Të lutem e merrë.

 

Ti lumë i gjatë

Lumë gjarpëror

Merrma dëshirën

Mbaje në dorë.

 

Të kesh kujdes

Ti lumi im

Ta ruajsh mirë dëshirën

Dhe pa sehirë.

 

Kur kalon andaj

Ku e kam shtëpinë

Shih atë lule

Lule lajthinë.

 

Shih lule ftoin

Aty me një anë

Shih borzilok

A ka aromë.

 

Aty të dera

E shtëpise

Kam lanë shkrimin

E mallëngjië.

 

Sa kisha dashtë

Të jemi sot bashkë

Ti të freskoje lulet

Unë kënges t’ia marrë.

 

Por këtë herë

Ty të jap amanet

Ti në vend timin

Ç’mallu dhe tokës sime

Falmi jetë.

 

 

NGJYRA PËR ATDHEUN

 

Ma ngjyrosni atdheun

Me ngjyra ylberi

Zgjedhni më të bukurat

Më të shndërritshmet

Për të bukurën e dheut

Lashtësinë e tokës.

 

Me ngjyrën e verdhë

Ngjyrën e diellit

Të ngrohë zemra fëmijësh

Ëndrrat më të bukura tua ndërtoni.

 

Ngjyren e kaltër mos e harroni

Çiltërsinë e vashës për djalin

Ëndrrat e tyre rinore

Mos ua shuani.

 

Ngjyrën e kuqe si ta harrojmë

Është ngjyrë dashurie e ngrohtësie.

Ngjyrë e zemres, jetës

Dhe Shpresës.

 

Ngjyrë e gjelbër

Ngjyrë behari

Begatinë e shton puna e

Suksesi

 

Ngjyre gjallërie e jete

Në mes të dimrit të shtohet

Bereçeti.

 

Vetëm me të zezën kurrë

Mos e ngjyrosni

Është ngjyra e territ, tmerrit

Natës, frikës, zhgënjimit e trishtimit.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s