Lirikat e poetit Safet Hyseni burojnë nga shpirti. / Nga Kaltrina VB Hoti

Lirikat e poetit Safet Hyseni burojnë nga shpirti.

 

 

kaltrina

Nga Kaltrina VB Hoti

 

Arti në varg, nota në muzikë, ngjyra në pikturë, kërkojnë liri shpirtërore nga artisti. Të lexohet poezia apo t’të flas ngjyra në pikturë, ose të depërtosh në tingullin e notës muzikore   duhet të reflektoj ndjenja, por ndjenja pa korniza. Këtë fuqi artistike e gjejmë në vargjet e poetit Safet Hyseni.  Poeti  Hyseni  nëpërmes të sinqeritetit të vargjeve sjell lexuesin në brendi të ndjenjës së përjetuar që e paraqet në poezi  dhe në mënyrë indirekte  i dhuron lexuesit atë fuqi ndjenje që ta përdor në  momentet  e jetës se përditshme. Ai nuk ka frikë që vargu i tij ta shpërthej  dashurin e jetës dhe botës përreth. Në poezinë  “Më shumë se dashuri”  ai e shpreh dhimbjen e dashurisë së dashuruar, ku e lidhë dhimbjen shpirtërore me atë që e përjeton dhe atë që dëshiron të jetë  përgjithmonë.

“Symbyllur hesht

Po e përpij helmin në thellësi

Ledhatoj shpirtin lehtë-lehtë

E marr me të mirë dhimbjen

Që më shtrëngon fort në kraharor”

Vargu i poetit është i lirë dhe i kapërcen kufijtë e imagjinatës. Qetësin që e gjen në shprehje është e lidhur me ndenja pa korniza. Bukuria e botës së shkrimtarit është të jesh në gjendje të përcjellësh mesazhin e jetës se jetuar në formë të ndjenjës, dhe këtë poeti e bënë në mënyrë modeste por të fuqishme, ngase është varg i hapur, e thotë të vërtetën pa kompleks. Në varg din çka kërkon, merr në mënyrën e tij dhe ka kofidencë në fuqinë e fjalës që e merr nga qielli, dielli, deti dhe stina e shtatë. Poeti i dhuron letërsisë një pasqyrë të bukurisë shpirtërore.

 

safet hyseni

Safet Hyseni

 

Çdo strofë në këtë poezi ka përfundim tejet magjik. E gjithë ajo ndjenjë e derdhur në vargjet e para përse duhet të ndodhë  “Kur të mbaj në pëllëmbë të dorës”, apo në strofën e dytë kur merr guximin për ta thënë;” Me shpirt në shpirt u dashurova”. Bukuria e mendimit dhe çiltërsia vije në fund të strofës së tretë kur ai thotë: “Çdo dhimbje është dashuri”. Dhe një përfundim tejet i bukur “ Ajo është më shumë se dashuri”  poeti na mëson të jetojmë në dashuri me dashuri pa frikë nga vetvetja dhe sfidat e jetës.

 

 

Më shumë se dashuri

 

Symbyllur hesht

Po e përpij helmin në thellësi

Ledhatoj shpirtin lehtë-lehtë

E marr me të mirë dhimbjen

Që më shtrëngon fort në kraharor

Rreth meje po fiket një pikturë

Nga bebëza e syrit pikon lëng i ngrohtë

Me se ta ngushëlloj shpirtin e lënduar

Zemrës së trazuar çka t’i premtoj

Si ta ledhatoj ndjenjën e helmuar

Përse kjo dridhje më përshkon

Kur të mbaj në pëllëmbë të dorës

 

Kur të zbrita nga reja e bardhë me butësi

Si nuse e ëndrrës së praruar

Bardhësi shpirti të pata pagëzuar

Të gjitha ngjyrat t’i vara në mur

Me gjethe puthjesh të mbulova

Kaltërsinë e qiellit çati ta bëra

Me lëngë zemre ndjenjën ushqeva

Me frymën e ngrohtë të ledhatova

Me vesën e natës gjirin ta freskova

Zemrën dhuratë ta bëra

Me shpirt në shpirt u dashurova

 

Eh ç’dhimbje dridhet përmes frymës

Ngatërrohen germat në qiell të gojës

Tingulli mbetet i pa zë

Qetësi e trisht luan në brendësi

Ndjenjë e ndjenjës ushqyer lënduar

Pëllumbi i bardh ikë në kaltërsi

Një tingull i dridhur vije nga retë

Dridhet në ajër

Çdo dhimbje është dashuri

 

Atje tek retë me krah prej ere do ngjitem

Dhe këmishë nate do bëjë nga ngjyra vjollcë

Të sjell kujtimet dhe fjalën e pathënë

Që mbeti pengë nga lëndimi në thellësi

Le të digjet si eshkë nga loti i nxehtë

Ajo është më shumë se dashuri.

 

@s.hyseni

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s