Poezi nga Melaize Gropa
Fjalë e pathënë
Fjalë e pa thënë
o gur i rëndë.
Ti ditë pa dritë,
zogu pa krahë.
Ke humbur rrugën?
s’ po gjen dot shteg?
Nën shpirt rënkon
Të kanë zënë peng?
Shpërtheji prangat!
Buçit ndër brigje!
Tundi themelet!
Ti frikën digje!
Mos prit të t’shohin
në je e bukur!
Veç në të ndjefshin
do t’ jesh e lumtur.
Dashuritë…
Dashuritë lindin te njerëzit
ndërkohë ata vdesin një ditë.
Ç’ do kush nga ne ka shpirt e zemër,
dhimbshëm zemrat i vrasin “dashuritë”
Nga dashuria ndryshe
dikur, diku tjetër shpirti merr jetë.
Me shpirtin ngjizni dashuritë!
Bashkë të mbeten përjetë.
Dashuri, ti lulja që çel në çdo stinë.
Ti që çdo thëllim tutje zbon
Ti zjarri që ngroh çdo shpirt.
Ti ajri që thithim përditë.
Ti dielli që shkëlqen në sy..
Ti ëndrra që shohim çdo natë.
Ti rilind me mua përsëri
veç të lutem mos vdis prapë!
Të fal çdo ditë timen,
gjithë qeien time do të t”fal.
Rilind e ëmbla dashuri!
Të lutem veç mos vdis prap!
Po pres të rikthehesh sërish,
çdo qelizë e imja të pret.
Mos mi lër ditët në zi,
Sa e trishtë pa ty është kjo jetë.
I trembem vjeshtës
Gjethet njiënga një i rrëzoi vjeshta,
nën këmbë udhëtarësh kanë nisur vajtimin.
Dielli mundimshëm depërton nëpër re
Rrezeve të arta ju humbi shkëlqimi.
Unë, hiri i zjarrit që djeg dashuria
Shiu vjeshtak po më tret, pak nga pak,
po shuhen dhe të fundit shkëndija
Dimri afroi e do sjellë acar.
Trembur dhe zogjtë po kërkojnë fole
po afron rrebeshi që prish kështjella,
më dhimbset, kur si hiri tretet dashuria,
si petale lulesh, që i rrëmben era.