Drenicë (Llapushnik, me rastin e hapjes së kishës “Shën Abrahami”, më 9 Tetor 2016) / Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

 

14600953_1151045278316265_17740757677444092_n

Drenicë

(Llapushnik, me rastin e hapjes së kishës “Shën Abrahami”, më 9 Tetor 2016)

 

Drenicë, më ktheve në gjakun e ruajtur të secilës shqipe
Në kryqëzimin e Evropës mbeta fjalë e zanave të pathëna
Me shpirt Drenice shqip sot pas dymijë vitesh para Krishti
Në emrin e bac Ademit, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, po lutemi.

Drenicë, gjashtëmbëdhjetë shekuj para lindjes së Kryqit
Tanagra ishte këtu
shqip më bëri uratën për jetën e lirë
Vdekjen kurrë nuk e përmendi në asnjë psalmë bible
Nuk paska vdekje toka e Drenicës, sepse edhe gurët i ka luftëtarë lirie.

Sot, secila shqipe është prap uratë e gjuhës së Zotit
A nuk mjaftuan robërinë që ma falën shekujt pesëqind vjeqar ?
Drenica është toka e Zotit e shqipeve dhe zanave që falën gji luftëtarësh
Evropa këtu e ka lindjen dhe këtu e ka vdekjen shqip.

Larg nga mëkatet që ju bënë Drenicës, lavdi Zotit që sot lutemi shqip
Flini të qetë bac Adem, Zahir, Shkelzen, Marie Shllaku, Shotë e Azem.
E ty miku im poet që ngrite vargun e lirë në gjithësi
Ismet Sopi ta paqa borxh një varg përjetësie të lirë migjenian.

 

Urime z.Ismet Sopi,  tempulli i shejtë shqip.

 

 

Agim Desku

AGIM DESKU

 

Llapushnik, më 9 Tetor 2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s