Poezi nga Ollga Selmani

 

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Piku i fjalës

 

Për të arritur, pikun e fjalës,

për ti shkrirë germat, në nji,

për ta humbur gati dhe fjalën

e për të shkuar, më tej,

 

për tu kuptuar edhe pa germa,

me prekje ajëri, gjithandej,

duhen, kapërcyer gjenerata,

duhen shkrire dhe ribërë qiejtë .

 

Për të arritur,  pikun e fjalës,

ekstraktin, e qënies, njeri,

duhet të shkrimë gjithë qënien,

e prej saj, të nxierim, një pikë .

 

Se pika e fjalës dhe piku i fjalës,

nuk është si pika e verës, në vlim,

ekstraktuar, nga rrushi i vreshtës,

i zierë, në vjeshtën e dytë .

 

 

U prekën

 

Unë, e dija që fjala fluturonte

dhe qiejve, merrte arratinë,

po nuk e dija, që rroje me fjalën

dhe erdhe i etur, për shpëtim .

 

E solli hapin, rastësia,

mbi fije bar të sapo çelur,

të larë mëngjeseve nga vesa,

nën freskun, e atij mëngjesi .

 

Rruga, bari, trotuarët,

ecja, hapat, dora, etjet,

gjithëça tundonte, rreth e rrotull

dhe të panjohurat, u prekën .

 

 

Si shpëtim

 

Si glob, i rrotullohem, kohës

dhe bëj, sikur, jam e plotë .

Dhe bëj, sikur, s’më bën përshtypje

dhe bëj, sikur, s’më bëhet vonë .

 

Të gjithë, sikurat e kësaj bote,

s’e mbushin dot një trishtim .

Dhe e pa plotë,  mbetet bota,

me ca sikura, si shpëtim .

 

 

Ecje e qetë

 

Pamje e praruar, më mbush, të tërën,

mbi këto brigje, tek po rri .

Gjiret e vjeshtës, pikojnë shegë

dhe pak erë tetori, më hyn në brinjë .

 

M’i shtrydh mendimet, deri në fund,

si pikët e shegës, që rrjedhin mbi degë .

Në rrugë mendimesh, eci pa ngut

dhe diç kërkoj, në këtë ecje, të qetë .

 

 

Më bukur na dolën vjershat

 

Kemi ecur, në këto rrugë .

Lulëzuam, nëpër stinë,

duke i ngjyrosur vitet,

ca me rozë, ca me jeshil .

 

Ndoqëm kohën, hap pas hapi .

Ajo, herë na rrëzoi,

po ne prapë, s’e ndalëm vrapin .

S’u mërzitëm, në këtë lojë .

 

Kemi ecur, në këtë rrugë .

Jemi shkruar, nëpër rreshta .

Dhe kur ramë u bëmë copë,

më bukur, na dolën vjershat .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s