Të bisedosh me atdheun, sa bukur! ( Dialog me poezinë e re të Ajet Shalës në vëllimin e ri poetik “Bisedë me Atdheun” ) / Parathënie nga Namik Selmani

 

Të bisedosh me atdheun, sa bukur!

 

( Dialog me poezinë e re të Ajet Shalës në vëllimin e ri poetik “Bisedë me Atdheun” ) 

 

 

namik

Parathënie nga Namik Selmani 

 

U ktheva një çast në vëllimet e para poetike të Ajet Shalës. U ktheva edhe si një mik tashmë i provuar në këtë bashkëpunim disavjeçar, edhe si një profesionist që më duhet që t’i jap bekimin e fjalës, por në radhë të parë edhe si lexues. Se ta marrë e mira, që të jesh poet e ta meritosh këtë emër, në radhë të parë duhet të jesh lexues i mirë, sistematik, ta përkëdhelësh bukur, ngrohtë, ëmbël me dashuri fjalën dhe librin. Ani pse mund të shamatohesh me veten me ekranet ku mungon fjala e bukur artistike, me gazetat që mbushen me kronika pafund për vrasje e nuk të edukojnë me dashurinë për jetën, ( a kanë lexuar poezi gazetarët e kronikës????) Mbase edhe miku im poet Ajet Shala mund të më miratojë mendimin se një emision të niset me një poezi. E pra, me këtë gjendje emocionale trishtuese, por gjithsesi të bukur dhe pak e pabesueshme për një shoqëri që konsumon shumë naftë, makina, pije, drogë, sandale, impulse celularësh, parfume, rroba banjoje, karfica, bizhuteri nga më të shtrenjtat dhe ah, pak fletore, libra, stilolapsa, zile shkollore, duket se poezia është një hap larg. Dy. Katër. ….U takon atyre që shkruajnë që ta afrojnë në shpirtin e trazuar të njerëzve këtë gjë. Kjo poezi që po lexoj tash më ka bërë që të arrij me këtë libër që po u paraqesim lexuesve. Kur nisa të lexoj e të rilexoj edhe me një zë të brendshëm poezinë e Ajet Shalës, u gjenda në disa shtigje përnjëherësh. Jo në disa udhëkryqe ku duhet të shtosh edhe pak nervat në një dritë të kuqe semafori, por në disa shtigje ku, për çudi mund të ecja pa u lodhur edhe duke kënduar duke falenderuar edhe poetin që ma dha një dritë të re poetike. Kjo “shkollë” e parë njerëzore tash në këtë libër i ka dhënë atij maturinë e një “pasaportë” të re poezisë që ka frymën e saj, edhe pse poeti jeton në të njëjtën kohë, por edhe me një ndarje të barabartë kohore jete mes Kosovës dhe Zvicrës.
Shtegu i dytë ku më futi kaq bujarisht poezia e Ajet Shalës është MITI I BISEDËS.
Në leksikun e kombit tonë sipas krahinave fjala “bisedë” është sinonim me fjalët kuvend, odë, sofër, etj të një bashkësie njerëzish që janë të mençur dhe të gjithë në një rast të caktuar mund të bëhen pleqnarë të një fshati.

 

ajet-shala

Ajet Shala

 

Kujtoni një çast bisedën e Ajkunës me Hanën ( t’u shkimtë drita ty, o mori hanë!!) që ia dërgoi një fjalë për Omerin që u vra në bjeshkë.
I thotë i dashuruari që e ka larg të dashurën e vet e flet me të nëpërmjet diellit, hënës, lisave krojeve që ta afrojnë me të. Të atij kodi bisedor me malet e larta që shpesh janë dhe po kaq të mistertë
Këtye mbresave njerëzore Ajet Shala në këtë vëllim i ka shtuar edhe pjesën patriotike atë kombëtar . Dhe jam fort i sigurtë se edhe në të ardhmen ai do ta ketë këtë hambar të moteve të librave të tij të ardhshme me poezi. Është një dashuri e veçantë që ai ka për truallin e gjyshërve të tij në një fshat që, për rastësi të bukur, ka qenë dhe qendra e luftës ku u bë hero Millosh Kopiliqi. Një tokë që ka patur më shumë rrëke gjaku se rrëke djerse në plisat e saj
Poezia e tij mund të quhet ndryshe dhe POEZIA E KARAKTEREVE Një lexues i zakonshëm sheh se në librat e sotëm kanë shumë biografi. Ka shumë histori por Ajeti e ka kaluar këtë sprovë me shumë sukses duke na dhënë portrete të spikatur të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kështu ai shkruan bukur për një Fatlum që ka lindur në Kukës pas eskodit të vitit 1999. Shkruan për Shkëlzen Haradinaj, Hasan Prishtinën, Agim Bajramin, Istref Shalën, Bekim Berishën. Per prinderit e mikut te tij Fatmir Veseli. Shkruan për Rinorin që u vra aksidentalisht për Sabinën, Armelën, për babain, për gruan . E në të gjithë këto poezi ai është artist, është human, është shumë njerëzor e shumë i thjeshtë në madhështinë e vargut.

USHËTIMË NË KOHËRA
(Komandant Agim Bajrami)

Ti erdhe si të ishe një ushëtimë në kohëra
Atu lanë kokat dhe eshtrat shumë pashallarë
U ngrite mbi themele që u ndërtuan në epoka
Mbi bedena secili prej nesh u bë një çlirimtar.

Fuqinë e idealit ta dhuroi Stagova si nanë
Krismat e pushkës bashkuan shpatet e brigje
Kushtrimi për liri ngjall Idriz Seferin me piskamë
Në Kaçanikun fole shqiponjash me aromë lavdie.

Në Kopiliq Ajeti bëhet përherë një fëmijë i burrëruar ose një burrë i fëmjëruar sa bukur e jep ai takimin me vendlindjen e tij Kopiliqin

Në Kopiliq preka tokën në fillim të fëmijërisë
Dashurinë për atdheun ninullat ma dhanë.
Pragu më bekoi me emrin e nderuar shqiptar
Aty mësova gjuhën më të mirë të njerëzisë.

Për secilin portret ai jep detaje shumë të veçanta si bën me baca Agushin

Putrat tona kaluan shumë bjeshkë me halle
Kërkuan mirësinë, dritën e fjalën e urtë
Shijuam bukuritë e Evropës ndër bulevarde
Po aromën e bukës sonë nuk e gjetëm kurrë.

A të kujtohet kur vija nga Alpet Helvetike
Hapëronte lulnaja e fushat merrnin bleim
O, ti mbete Bacalok lulja më e mire në brigje
Ti mbete urimi që merrnim çdo ditë në agim.

U ktheva një çast te fillimet e para poetike të Ajet Shalës. Ato të shkruarat. Se ato përjetime individuale që ka secili nuk kuptohen se kur nisin, se për të mbaruar, kurrë nuk mbarojnë. Janë më të hershme se ato përjetime dhe të tjera që njeriu që nuk ka nxjerrë një kopertinë libri në një librari të secilës gjuhë qoftë ajo. Njeriu ( edhe Ajeti) është poet që në fëmijërinë e tij kur ai në një hark dite ose edhe vite i duhet të qeshë, të qajë, të bëhet “ gjykatës” në një lojë fëmijësh edhe pse nuk ka nisur që të shkruajë asnjë shkronjë. I duhet që të përkëdhelë, të vrapojë, të gjakoset të heshtë, të ndjejë dhimbje shpirti, të ndiejë dhimbjen fizike. Fjalës poetike të Ajet Shalës përherë i është bashkuar SHKRONJA SHQIPE. Ajo shkronjë që, për fatin e keq të kombit tonë është gjakosur në një shteg mali, në një tavolinë e në një derë shkolle. Jo më kot mjaft poezi të tij në këtë vëllim i kushtohen edhe sakrificës së mësuesve të kombit tonë kudo ku kanë punuar ata si të Zeqiri Nebiut nga Presheva.
E pra, Ajet Shala atëherë, por edhe tani në kufirin e librit të tij të dhjetë të botuar i ka dhënë BESËN fjalës shqipe tashmë edhe me një kod universal poetesh. Nëse në këtë kohë kur në shumë shtete të globit flitet për terrorizmin e botës Ajeti na kujton një traditë të bukur të bashkwjetesës shqiptare për besimet e tij

BAJRAM E PASHKË !!!
Ndër shekuj shqiptarët kanë Bajram e Pashkë
Por festat i bëjnë gjithmonë bashkë.
Si feston ngrohtësisht vëllai me vëlla
Armik i përbashket mbetet greku me shkja.

Kur njeriut i ka ikur pak urtësia e ditës dhe e vargut fare mirë mund të hapë e të rihapë fletët e këtij libri. Edhe ai, edhe unë, mund të flasim me gjuhën tone, por nuk do të humbim kohë nëse lexojmë shpirtin shalian të poezisë së Ajetit. Është sërish i gjallë kuvendimi, biseda piskama me hënën, me diellin, me fushën me dallandyshet shirokiane, më malet naimjane me gjithçka që i bën nder poezisë shqiptare në përgjithësi.
Dikur pyesja veten dhe vetë poezinë e poetit “Kush e bën poet Ajet Shalën?”
Sot në këtë vëllim të ri do të pyes ndryshe, fare ndryshe: “Kush është lexuesi i këtij libri?” Për të dhënë këtë përgjigje do të kujtoja një artist të bukur, të çuditshëm që përket të paktën 80 viteve më parë dhe që ishte në krye të artit kombëtar të të gjithë kohërave që edhe sot nuk mund të konkurrohet. Është fjala për Aleksandër Moisiun.
Kur në Shqipëri në Kavajën e tij të vogël që kishte shumë xhami, shumë ezane, shumë tregje popullore, Aleksandër Moisiu, me profecinë e vetvetes kërkonte që të provonte zërin e tij . Dhe ku thoni ju? Në një mal që ishte fare pranë Kavajës ku natyrisht ai shkonte me këmbë. Në atë shkëmb që edhe sot quhet ndryshe Shkëmbi i Kavajës ai sokëllinte me zërin e tij dhe më tej e dëgjonte në atë jehonë në veshët e tij, duke krijuar kështu një skenë nga më të bukurat, më të veçantat. Nga ato skena për të cilat biografët botërorë të arteve me famë botërore, as që mund ta besojnë edhe sot se ka qenë e vërtetë. E pra ky djalosh, bash si në një pasqyrë femërore që përkëdhelet me shikimet e grave e të vajzave adoleshente drejt takimit të pare, e kërkonte këtë zë aty tek ato damarë të çuditshëm shkëmnborë. Ja me këtë motiv të bukur e mora dhe unë përgjigjen që ia bëra vetes. Poezia e Ajet Shalës është në zemrën e atye që ishin që janë e do të jenë shqiptarë që e duan këtë tokë edhe më lirinë por edhe me fjalën e bukur të poezisë, edhe nëse situatat e saj janë pak të vështira.

Namik Selmani shkrimtar
Tiranë, Kopiliq gusht 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s