Poezi nga Luan Maloku

luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

 

MË PUSHTON MALLI

 

Ah… jeta ime e shkretë
Gjithë në lëvizje vizabardhash

Shkuarje-ardhjet
Për mua s’u ndalen kurrë

Kurbeti i zi e i mallkuar
Qoftë i perënduar

E tash ku dhe si të kthehem
Kur rrudhat më mbuluan fytyrën

Flokët u zbardhuan si bora
Sa më trishtonë shiqimi në pasqyrë

Dhe mallëshkreti më mbytë
Në heshtje pak nga pak

Guri rënd peshon në vendin e vet
Ashtu më push(t)on malli për timin dhè.

 

 

MË THE…

 

Më the: vjeshtë më është bërë
Zemërshkreta pa ty
E akulltë nga acari i vetmisë
Ëndrrat po më trishtojnë gjumin
Mungesa jote po më djeg e përvëlon
Jam bërë si e marrë
Kam frikë nga jeta
Koha po kalon shpejt e unë po plakem
Floku më është bërë si bora
Edhe pak gjethe vjeshte
Numëron jeta ime
Shumë gabova atëherë
Që s’u martova me ty, sa të doja…
E sa më doje
Kjo dashuri nuk mjaftoi për prindërit e mi
Ende të dua si dikur
Edhe pse je martuar prapë të dashuroj
Unë s ‘pranova tjetër dashuri`
Kurbeti të humbi larg nga unë
Sa afër të ndjej netëve të pa gjumë ylli im
Sa dua të të shoh i dashur vetëm një çast
Një buzëqeshje të fali ty
Dhe vetëm pak të shfryhem
Nga e keqja që më shtrëngon fytin.

 

 

MË MUNGON

 

Gjithësesi …
Më ka marrë malli
Shumë për ty shpirt
Edhe pse u largove nga unë
E humbe nga kjo botë e keqe
Prapë shumë afër të ndjej
E shpesh të ëndërroj

Sa shumë më mungon
Ditët e netët e gjata
Shterpe janë për mua

Ta dish mirë
S’e flakë po më kallet shpirtshkreti

O Zot i madh sa shumë vuaj
Brendësia ime digjet si qiriu
Për ata sy të tu të zi
E për një shikim sy më sy

Gjithësesi kur nuk të kam afër
Vërtetë më mungon
Edhe buzëqeshja jote e munguar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s