edlira-velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj

RRJEDHA…

Eshtë një rrugë,

Të çon diku pa kthim

Si rrjedha e lumit të fëmijërisë.

Ngatërrohej mes shkëmbinjve,

U jepte përshëndetjen e fundit shelgjeve,

Buzëgaz merrte rrugën.

Unë vrapoja bregut,

I lutesha me shpirt, me dëshirë,

Të kthehej pak pas.

E di, vala vdes ngadalë

Përpirë nga valët e tjera pa mëshirë.

Lumi shket e flijohet,

Unë rend bregut,

Pengohem në rrepet e vjetër,

Fustani i bardhë si re e re

Tundet e shkundet nga era.

Eshtë ndoshta një thirrje e shpirtit,

Herë me gas, herë me kujë,

Si një qilim zambakësh

Shtruar për mua, nderur mbi ujë.

Eshtë thirrje e lumit

Bekim për njerëzit me jetën shkuar brigjeve.

Eshtë lidhje e fortë e asaj që mbetet e gjallë,

E pahitur me aromë shelgjesh lotues

Që presin lojën e fëmijëve ciganë

Dhe çadrat e ngritura heshtaz

Pa lejen e askujt,

As lejen e Lumit…

Ashtu hyre tek unë, pa kthim!

Puhizë që endesh mes degësh

Në një natë vere pa yje,

Me sytë e zjarrtë të Afërditës

Dhe me shigjetat e forta të Artemisës…

Ashtu si bisha luan me gjahun

E lumi pret rreze dielli pa fund,

I përpin magjishëm

Në kurmin e tij të vetëflijuar.

I kujton urës së vjetër

Se të qëndronte,

Në themel duhej flijuar një femër…

NATË…

Eshtë natë e errët sonte.

Yjet të trembur larg, shumë larg,

Pëshpërisin ledhatime të fshehta

Në krahë dashurie, rrugë të pashkelura.

Ndoshta janë arratisur

Në ndonjë tjetër qiell

Për të na lënë vetëm…

Ç’errësirë sonte!

Kopshtet e nxirë, drurët misteriozë,

Lëshojnë lot rrëshire në shpinën e natës.

Muret latohen të heshtur në dritëhije,

Vend ku rrinë korbat, në gojën e territ.

Eshtë natë e errët sonte.

Hëna është fshehur

Pas ndonjë reje të arnuar…

Qyteti i akullt, akull gjer në përgjërim,

Gjunjëzohet i lodhur…

Dëgjohen vetëm hapat tanë, asgjë tjetër.

Eshtë natë e errët sonte,

Ne nuk jemi vetëm…

* * *

Hijet e shtëpive

Janë mbulesë e pafund mosnjohjeje.

Lisat kanë dhembje

Siç dhembin krahët e hapur që kërkojnë dashuri.

Orët e humnerave punojnë pareshtur

Nën rrënjët e moçme të lisit

Për ta përmbysur një ditë.

Fjalë, fjalë, skenarë të besueshëm

Deri në vërtetësi.

Vonë për t’u kuptuar,

Ashtu siç tepër vonë

Kafshët kuptojnë se do flijohen

Dhe vështrojnë me sytë e akullt,

Zotit i binden, duke shpresuar

Në dhembshurinë e tij.

Ashtu si rendin dallëndyshet

Në një pranverë të shkretuar:

Pa zogj, pa lule, pa pemë…

Veç me një këngë qyqeje nëpër akacie, atje lart…

Hijet e shtëpive janë të grinjta,

Gjysmë të rrënuara, gjysmë të jetuara.

Gur e histori…

Lisat kanë dhembje.

Një burg i hapur, një tempull me gjëmba!

2 responses to “Poezi nga Edlira Xhani Velaj”

  1. Florian hadaj Avatar
    Florian hadaj

    .

  2. riza Avatar
    riza

    poezi te ndjera, pa patetizem e retorike boshe, e lehte fluide e ndjere dhe me mendim . urime autores

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,215 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List