Dhimbje që vjen prej gurëve të pragut tënd. ( Reportazh dhe refleksion nga udhëtimi me poeten Lumturi B. Plaku ) / Nga : Agron Mema

 

Dhimbje që vjen prej gurëve të pragut tënd.

Reportazh  dhe refleksion nga udhëtimi me poeten Lumturi B.  Plaku.

 

 

Agron mema

Nga : Agron Mema

 

 

Kur e takova fizikisht, u stepa! E njihja vetëm virtualisht dhe kisha lexuar romanin biografik të sajë”Kronikë e dënimit me vdekje”, roman që më ka përlotur gjatë gjithë leximit. Por thonë mirë që rastësia është mbreti i fatit. Dhe e takova Lumturi Plakun. Erdhi në Sarandë dhe më kërkoi të pinim kafe. Nganjëherë edhe zilja e telefonit sjell një ndjesi të lajmit që do marrësh, apo kështu duket pas marrjes së lajmit?! Një shans dhe kënaqësi e rrallë. Sa më pa nga larg buzëqeshi hijshëm e mirënjohëse( mirënjohëse për disa shkrime dhe komente për krijimtarinë e sajë). Një kafe në Bar-Hotel”Grand” të Sarandës së bashku me poeten sarandjote Yllka Hasani dhe një bisedë mëngjesore mes poezisë , romantikës natyrore, përqasjes shpirtërore dhe vesimit jodik ajëror të mëngjeseve sarandite. Një prezantim i këndshëm. Lume kërkon të vemi në Konispol, vendlindja e sajë nga ku u shpërngul qysh në moshën 10 vjeç kur i arrestuan babain. E pranoj me kënaqësi këtë ftesë, por pranova edhe sfidën me vetveten se do qe një përjetim i dhimshëm, ashtu siç ndodhi në të vërtetë . E nesërmja solli udhëtimin mbresëlënës, magjik dhe dramatik. E shikoja miken time të magjepsur nga bukuria e vendlindjes dhe nuk pushonte duke treguar mbresat dhe kujtesat e viteve të largëta 60 vjeçare kur qe largur me dhunë nga trojet atërore dhe unë heshtja për ta lënë në botën e përjetimit emocional.Shikonim fushat e Rahut të gjelbëruara nga platancionet e agrumeve , ullinjve, vreshtave dhe gjithëfrutorve me prodhimet dhe aromën e stinve. E shikoja miken mes një buzëqeshjeje krenarie për zonën e sajë dhe një vesimi lotësh të dhimshëm të mallit dhe historisë së dhimshme të kësajë treve patriote dhe nacionaliste që diktatura u tregua e pamëshirshme dhe sot sfidojnë jetën e dembeluar, pasi në jug vetëm tokat e tyre janë të lulëzuara nga prodhimet e shumta gjithëfarëllojesh. Konispoli… Fillimisht shkon tek shtëpia e gjyshërve të sajë, shtëpi-saraje që gjatë komunizmit u kthyen në shkollë dhe konvikt .

 

14793817_1110604982389110_1455166678_n

 

Një rrënim total i këtyre vlerave qoftë artitekturore , qoftë tradicionale. Lumturia fisnike nuk fliste, por shikonte me dhimbje rënimin dhe trasformimin tragjik të oxhakut fisnor. Dikush diqte rakinë në oborr të kësajë vepre të rrallë, pavarsisht rënimit, dhe na ftoi për përshëndoshje. Lumturia donte të shkonte tek vatra ku i lindi koka. Pimë një gotë raki me urimet e rastit. Ky njeri i thjeshtë që digjte rakinë, mori një qese dhe e mbushi me speca nga bahçja para sarajeve. Kur ja dha Lumturisë, ajo nuk ngopej duke u marrë aromën. Aromë nga toka e të parve të sajë që trasportohej edhe mes bimës së ushqyer në këtë tokë bujare. Ky njeri i mirë tregoi dhe shtëpinë e Lumturisë, që për shkak të infrastrukturës së re , Lumturia nuk orientohej dot, por kur shkuam para pragut të rrugicës sikur u kujtua. Unë nga frika e mbingarkesës emocionale të sajë i thashë se nuk është këtu, e ngatërron. Kur na i tregoi njeriu zemërmirë që digjte rakinë, Lumturia më tha se e sheh që atje është, nuk më gaboi zemra dhe kujtesa. Ti e di më mirë , i thashë , unë nuk jam nga Konispoli. Po frikën e kisha akoma. Jetoja çaste mes ankthit dhe përkujdesjes. Më ndihmoi gardhi me tel i vendosur tek hyrja e rrugicës; ja nuk hyjmë dot , i thashë. Por Lumturia e shqeu si luaneshë rrjetën e telit , duke britur:mjaftë më rrjetë teli dhe pengesa tek shtëpia ku më lindi koka. Nervozizmi i sajë më ndihmoi.Parandjenja se shpirti ngrihet mbi realitetin dhe lufta sfiduese me ndjeshmërinë, vetveten dhe të vërtetën, tani po merrte udhë. Por kisha besim se vullkani dhe tramundana shpirtërore shuhen përballë qetësisë fisnike të oqeanit të një fisi dhe të genit të trashëgimisë së palakenjve. Dhe kështu ndodhi. Hymë në rrugicën e fëmijërisë së Lumturisë. Qe një dalldisje dhe përjetim sa i dhimshëm, aq dhe lotues e përgjërues. Por edhe një rast fatlumë se njeh një realitet të munguar, të përgojuar e të përçmuar, apo më mirë të fshehur me dinakëri e smirëzi,që vetëm sa e lexojmë në shkrime denoncuese, por jo ta përjetosh e të përballesh me sfida të tilla uragane të shpirtit njerëzor. Mes këtij përjetimi, që në vetvete ngjan me një dyluftim ndërgjegjjeje, përballesh me elemente fisnikërore, ku në ikonën e përfytirimit të shfaqen portrete, portrtrete krenare me sy të lotuar që ende nuk dinë se ç’farë krimi kanë bërë që janë ndëshkuar, njerëz të vuajtur e të përvuajtur, por me një vështrim krenar e besimplotë tek jeta, një falje duke përcjellë dashuri e mirësi për mospërsëritje të këtij fragmenti të zi të historisë shqiptare, që vetëm një zemër fisnikësh di ta kultivojë dhe shpërndajë fidanët e kësajë bime kurorëmesazheplota për jetën e re që kemi nisur. Rrjeta e rrugicës u shqye.

 

14885724_1110604882389120_285230915_n

 

Gurët…shtëpia…fëmijëria udhëtonte me kujtimët të mara përdore sëbashku me motrën , vëllanë , nënën dhe babanë….por edhe më tej, shokët dhe gjitonët…të gjitha aty.Dhe Lumturia çapitej , si dikur një fëmijë e gëzuar që e prisnin krahët e nënës dhe të babait në përqafimin prindëror, por edhe një kritike të vonesës së lodrave fëmijërore pas çikëloreve të pranverës . E shoh tek ngjit dhe hedh hapat në rrugicën e fëmijërisë së sajë. Rrugicë e braktisur nën dhunim. Rrugicë dhe hapa nën rendje të harresës së detyruar. Rrugicë nën rrugëtim të gjatë 60 vjeçarë që do kohë të tregojë brengat dhe historitë e sajë. Mungesën e këmbës së të zotve dhe trokun e barbarve. Po shpirti nuk harron dhe nuk vritet se ka qiellin shpresë dhe besim tek e drejta. Nuk harron shpirti edhe sikur ta urresh me skajin ekstrem të kanibalit. Shpirtin vetëm sa e thërmon, nuk mund ta zhdukësh. Është materja më e fuqishme dhe më sfiduesja me erozionin e diktaturave, me një roje besnike të tij si KUJTESA, e pafalshmja e së vërtetës. Hapa drejt rrugicës në ngjitje drejt pragut atëror, atij ati që nuk i dihen as kockat, as varri dhe më keq as faji. Plakenjtë familje nacionalistësh e patriotësh, familje që ndihmuan materjalisht dhe fizikisht LANÇ-in, aq sa në Konispol thonë se mos të qenë plakenjtë, as rezistenca antifashiste nuk do kish ato përmasa, por diktatura i ndëshkoi egër dhe ashpër. Ngjitet Lumturia drejt rrugicës së fëmijërisë , drejt pragut të babait; hapa, lotë, ngashërime, shpërthime shpirti. Hesht dhe shkoj pas sajë duke mos harruar ta fiksoj në aparat. Janë momente të vështira dhe të rralla, të papërsëritshme. Pas 60 viteve rikthim tek pragu yt. Një rikthim i dhimshëm se i dhimshëm qe largimi.Tani tek kjo rrugicë ka mbirë bar e rruga është humbur në përpjekjet e zhdukjes, por gurët e kalldrëmit janë aty, tregojnë dhe heshtin. Por tregojnë. Ja shega , edhe pas 60 viteve gjelbëron dhe prodhon kokrra si për të terguar se nuk thahet pa ardhur bijtë e pragut të hanë edhe një kokërr që ajo i ruan me fanatizëm si kujtimet që u zgjohen fëmijve të shtëpisë. Me kokrrat e sajë të ëmbla akoma gjallon, gjallojnë dhe kujtimet. Lumturia ulet në sofat. Mbshtet kokën në parmak dhe qan…Nuk qe e lehtë për mua , por e le ta zbrazë shpirtin e sajë. Ka nevojë.

 

14793821_1110604915722450_2008460324_n

 

Shtëpia është kthyer në një furrik pulash, por edhe këto banore të pafajshme japin tinguaj jete dhe kujtese. Mosharresa ndodhet edhe tek hardhia e sofatit, që megjithse gati shekullore, përsëri ka disa bistakë  të mbetur në këtë ditë të vjeshtës së vonë. I ruan akoma kokrrat për të zotët në rikthim. Më tej, një kolibe me një qen. Për çudi nuk lehu fare kur hymë në shtëpi. Kjo qe e çuditshme që më shtoi superticiozitetin, se megjithse kafsha më besnike e njeriut dhe detyra e tij është lehja, ai nuk lehu kur pa bijën e pragut në pragun e sajë që  e larguan me dhunë që 10 vjeçe nga themelet dhe binarët e pragut të babait dhe kthehej të zbrazte shpirtin. Lot. Momente të vështira. Vetëm forca e krenarisë së të qenit burrë mi mbajti lotët, por qenë çastet më të vështira të përjetimit shpirtëror. Po në fund të fundit , loti lot është dhe do dalij edhe prej syrit të burrit. Mu bllokuan edhe fjalët. Lumturia kish vendosur kokën tek parmaku dhe qante.., mua më dukej se e kish vendosur mbi gjoksin e babait të sajë të munguar dhe mungesës së ngrohtësisë së gjoksit atëror dhe ai beton i ftohtë i parmakut , ndërtuar me duart e të atit, asajë i dukej më i ngrohti në botë. Po, po , më i ngrohti në botë. Nuk ka ku ti gjej duart e të atit , qoftë edhe të kockuara , pasi kriminelat nuk i lanë as varr njeriut të pafaj. Por në këto momente , kur shikoja Lumturinë në botën e sajë …shikoja qenin në kolibe në heshtje vajtuese….papritmas një britmë që më shumë i ngjau një ulërime ujkonje. Për çudi as qeni nuk u përgjigj ndaj britmës së të zonjës. Edhe kafsha është më e ndjeshme se njeriu nganjëherë. Zonja e shtëpisë që kish jetuar, mbase e pafajshme në vitet e diktaturës, por që kishin ndërtuar në truallin e tyre dhe shtëpinë, i briti bijës së pragut me histeri çnjerëzore, me kërcënime kafëshërore, në vend të ftesës për një kafe t’ja lehtësonte disi dhimbjen bijës së shtëpisë se edhe vet është bijë e një babai dhe e di sa është ndjeshmëria e vajzës për atësinë. Ndjesia më e hidhur që provuam. Por edhe mendova teksa dolëm nga rrugica se në këtë shtet asgjë nuk ka ndryshuar. Fisnikja Lumturi Plaku tek pragu mbushi një dorë me kokrra ulliri, nga ulliri simboli i paqes. Do ti çoj në Itali, -më tha,- si një paqe e fisnikërisë konispolite. Rikthimi në Sarandë qe më i papritur. Frongoshe, thiri papritur. Janë fiqtë e detit që konipolitët u thonë frongoshe. Gjuha e fëmijërisë kish ngelur në memorien e Lumtursë. Një grua, gjitone na ftoi për kafe, por Lumturia tregoi për britmat dhe të tjerë konispolitë që morën vesh përcollën përçmimin për këtë grua që më së shumti nëpërkëmbi dhe traditën mikpritse të Konispolit.Por tek shoku i fëmijërisë i cili sa e pa e njohu, e piu një kafe. Pas kësaj, një përjetim i bukur qe Butrinti. Ngarkesa emocionale e Lumturisë, duke qenë edhe poete me 8 libra poetikë dhe një roman, duhej disi e eklipsuar. Në kalanë e Ali Pashës ajo preferoi të bënte një fotografi në një dritare që i ngjante një biruce burgu ku një dritëz diellore pëcillej nga jashtë-brenda dhe nga brenda-jashtë si shpresë se edhe në skutat më të errëta ka një depërtim të rrezes së dritës, shpresës, vendosjes në peidestalin që meriton në jetë apo zgjimi i një ëndrre të fjetur. Poetja dhe shkrimtarja nuk mund të largohej pa vizituar parkun e Butrintit.

 

14805503_1110604985722443_1480771845_n

 

Në Butrint, në park; një simfoni vjeshtake, cicërima në miliona tinguj, aromë dafinash e bimësh të shumëllojshme në lirinë e harlisjes së tyre natyrore. Një qetësi klasike ku shpirti kuvendon e pleqëron me këto mrekulli klasike të ofruara nëpërmjet jehonës së sajë të lashtësisë. Miliona njerëz prehen nën tokën dhe mermeret e lashta të qytetit antik. Luftëtarë anonim, por që kanë një varr të përbashkët me nderimin e statujave të mermerta dhe gurve të ftohtë e të heshtur që rënkojnë nën vetminë dhe krenarinë e tyre. Kështu më duket edhe shpirti i Lumturisë  si këta gur të lashtë, të mëdhenj në formë e brendësi, krenarë për ç’ka janë dëshmitarë. Këtu prehen kocka, kocka pa emër, ashtu si babai i Lumturisë. Kocka që trimëruan me shpata e heshta në duar, kocka që luajtën tragjeditë më të mëdha në skenë dhe jetë dhe kocka që duartrokitën këto interpretime . Kocka që nën kurorën e gjelbëruar e të zbukuruar të dafinave dhe lulekulpërit u drodhën nga puthjet e përvëluara, nga llava e vullkanit të zemrës se e nesërmja i priste në një betejë dhe historia e tyre do të luhej dhe duartrokitej në skenë dhe ata do të preheshin në harresë si të paemër, por me histori. Ku janë dhe pse nuk i kanë emrat? Koha , në këtë qytet antik i ka përjetuar si të paharruar në një histori të përbashkët. Dhe ndoshta një qytet i tillë i antikitetit shpirtëror dhe historik shqiptar do të gjendet në botën shqiptare për viktimat me emër, po pa një varr për ti nderuar, për të gjetur qetësinë shpirti i atyre të pavarr dhe i pasardhësve të tyre, i shoqërisë dhe historisë së vërtetë të këtij kombi, pasi në këtë qytet antik të shpirtit të shpirtrave të harruar , të vendoset kurora e meritës dhe trëndafili i mosharresës. Ecim nën mjedisin e jeshiluar….porta e luanve. Përfytrim gladiatosrësh që humbnin jetën për qejfet e perandorve. Më lart kroi i nuseve me miliona e miliona ëndrra të fjetura, të varrosurra e të murosura të nuseve të bukura që qanin hallet e zemrës me rrjedhjen e kroit të kulluar…Sepse më ngjan me këto nuse të fjetura Lumturia, të fjetura por që lotët e shpirtit i kanë krua dhe burim edhe në ditët e sotme…Kthehemi. Në mbrëmje është festivali poetik ku poetët do të manifestojnë botën e tyre , vargjet e derteve të shpirtit ashtu siç dinë vetëm poetët ti përcjellin. Dhe Lumturia do të recitojë diçka nga 8 librat e sajë poetikë. Por në kët shtet asgjë nuk ka ndryshuar përderi sa ka të perndjekur, përndjekur dhe të persekutuar dhe drejtësi tepër të vonuar, aq sa mës të të lejojnë të shkelësh as pragun tënd ku të ka lindur koka dhe je larguar e dhunuar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s