Resignata / Ese-interpretim nga Hamdi ( Erjon ) Muça

    Resignata

 

 

-erjon_muca_549317221

Ese-interpretim  nga Hamdi ( Erjon ) Muça

 

Poezia “Resignata” është një nga punët më emblematike të Migjenit. Enigmatike; ngaqë edhe gjuha e përdorur i afrohet shumë hermetikëve nëmos, është e hermeticitetit më të lartë të mundshëm; nuk ka të bëjë parregullsia drejtshkrimore të cilës i mëshon fort Arshi Pipa, sipas meje çrregullsia nuk ka të bëjë fare me injorimin e rregullave, por me deformimin e tyre për të shtuar edhe më tepër shtypien psikologjike që duhte të ushtrohet mbi lexuesin.

Thyeria e vargut në mënyrë të parregullt, i shton vlerën e artit antikonformist të cilin ai eksperimentoi të lëvronte, dhe e lëvroi mrekullisht, në terrenin e virgjër të letrave shqipe. Në disa raste vargu ka kuptim të fuqishëm kur lexohet regullisht sipas ndarjeve që i ka bërë autori, por ka veti marramendëse nëse ndiqet llogjika e përvijimshmërisë së mendimit, të ndarë jo sipas vargut por sipas shenjave të pikësimit.

Edhe përse vetëm me dy strofa ajo mbart një pafundësi mendimesh, ndienjash dhe vizionesh. Kjo poezi ka veti lëvizëse, si të ishte krijesë e gjallë, aq sa, në çdo herë që lexuesi merret me të, ajo i transmeton mendime dhe vizione të reja për të zbehur ato të mëparëshmet.

Ambiguiteti i metaforave dhe fjalëve që përbëjnë ato fillon që me titullin. Migjeni është munduar të shqipërojë një term që përdorej shumë në vitet 1400, në ambjentet teologjike. “Termi resignare, që në 1417 përveçse kuptimit të transferimit të pozitave dhe, të dorëzimit së tyre në favor të dikujt tjetër, pak më vonë mori edhe kuptimin e shitjes, siç është dëshmuar përgjatë pontificit të Niccolo V. (Marë në: Archivum Historiae Pontificae: vol 5)”

Pra, ai që në fillim luan me fjalët duke përdorur fjalë me kuptime të papërfunduar mirë. Fjalë që ndërrojnë kuptim në vartësi të vizioneve të lexuesit; Transferim, dorëzim, shitje…

Jo vetëm kaq, por vetë përdorimi në këtë formë të termit resignare, duke e kthyer në resingata, ka një afinitet më të çartur, shtypës, dhunues se sa vetë origjinalia. Sepse i bie të jetë; e transferuara, e dorëzuara, e shitura….

Na shprehun të ngushlluem e gjetme në vaj…

Pra shprehejn e ngushëllueme ne e gjetëm në vaj; paraardhësit tanë na e transferuan neve shprehejen e ngushëlluar të fytyrave tona, sepse vajin e gjetëm të ngritur, ne erdhëm në jetë në periudhë vajtimesh; e gjithë historia njerëzore ka qenë një vijimësi vajtimesh…

 

migjeni

Millosh Gjergj Nikolla

 

Ose na e dorzuan ata të cilët nuk patën më forca për të vajtuar; gjithësesi mbetet vazhdimësia e vuajtjeve dhe ngushëllimeve boshe që qenia njerëzore përdor për të jetuar; Jetuam, në jetë thuajse duke jetuar: thoshte Elioti tek drama Vrasës në katedrale.

Mjerimet i morme në pajë

me jetë…

Këtu qëndron ajo ndaria e logjikëshme që unë përmëmda më lart; po të ndiqet vargu, mendimin duhet ta ndërpresësh tek fjala pajë, por nëse i jep vijimshmërinë që unë lartpërmënda del e plotë tablloja mizore të cilën migjeni ka fsheur pas vargut…

Edhe me këtë varg, nëse e lidh me  titullin, përballesh me katastrofën konceptuale që kërkon të na dhurojë Migjeni.  Tani mos e përdorni as kuptimin e parë, e as të dytin, por duhet të përdorni termin shitje. Pra na i shitën dhe ne mjerimet i morëm në pajë me jetë. Na i shitën si e vetmja rrugë shpëtimi e të ashtuquajturit shpirt. Na e shitën mjerimin e përhershëm: Lum të fundit se do jenë të parët; i emërtuan me fjalën boshe virtyt dhe hodhën lakun e kontrollit mbi qenien njerëzore. E ajo ka mbi dymijë vjet që endet mes mjerimesh të përhershme duke shtrënguar dhëmbët. Kontrolluesit shpikin virtytet për masën; masa është një kafshë e përbindëshme dhe e vetmia mënyrë për ta kontrolluar është ta mjerosh dhe ta hedhësh në erësirën e dilemave…

se kjo botë mbarë

ndër gji t’Universit asht një varrë,

ku qenia e dënueme shkrrahet rshanë

me vullnetin e ndrydhur në gursht të një vigani.

Këtu mu desh të coptoja një varg për të sjellë kuptimin e fshehur, të paktën ashtu siç unë e perceptova.

Na shitën një idiotësi: Jemi kalimtarë mbi këtë luginë lotësh. E njeriu vuan, përpëlitet, robëtohet, por me lutie dhe buzëqeshie. Shpreson, bosh, hedh vështrimin nga qielli dhe nuk sheh atë çka shihet, por atë çka i kanë shitur si të qenë. Qenia njerëzore e ka blerë sapunin për djath, dhe vijon të ngopet me pesticidet ushqyese; helomhet dhe helimin ia transferon pasardhësve të vet, ia dorëzon të rinjve kur nuk ka më forca për t’i përballuar vetë efektet anësore të helmatisjeve shekullore. E më keq akoma, ia shet të paditurve me çmim të shtrenjtë; me jetë. Nganjëherë, ndonjë individ e kupton kotësinë, nëmos poshtërsinë e të gjithë kësaj sfilitie, por nuk mundet  të bëjë asgjë; vigani është turma e hutuar që beson verbërisht, e ajo, e shtyp, e shtrydh, nuk e lejon të dalë nga grushti. Dituria largon nga rruga e perëndisë; vujtjeve të kota, të pafundme, me të vetmin fund; Varrë në gji të universit… Kjo metaforë është një dëshmi e thellë dhe e pamohueshme që Migjeni njihej mirë me artin e poezisë hermetike, ose edhe nëse nuk e njihte, ai kishte gjenialitetin për të konceptuar përdorimine këtyre lloje metaforash. Varrë në gji të universit mjaft mirë mund të komentohet si vdekja në thelbin e ekzistencës njerëzore; përpos të gjitha rotullimeve konceptuale të qenies njerëzore, që mjaft mirë mund të krahasohen me rotullimet e planeteve në univers, përfundimi i vetëm dhe i pashmangshëm është vdekja…

– Një sy i stolisun me lot të kulluet së dhimbes së thellë

ndirt në skajin e mjerimit

e kaiher një refleks i një mendimi të hjedhtë

veton rreth rruzullimit

shfrimin me gjetë mnis së vet të mnertë…

E përpos të gjitha vuajtjeve, kotësive, boshësive, të transferuar, të dorëzuara, të shitura, idndividi sikur përmendet. Syu i përlotet me lot të sinqertë, por është aq i pavetëdijshëm për aktaulitetin e gjendies së tij evolutive, sa që nuk di se ku, të kërkojë përgjigjet e pyetjeve, përvuajtjeve të pashmangëshme; sepse trysnia e boshësive e kanë kthyer në fatalist dhe për të, vuajtia është e lidhur pashmangshmërisht me trupin: Jemi në këtë jetë për të provuar vuajtiet e mishit…

E një shkëndi mendimi, sikur të ketë ardhur që nga dita e gjenezës së vet i gërvisht mendien, por sërish ai është i pafuqishëm që atë shkëndijë ta kthejë në një dritë të fuqishme udhërrëfyese, ndaj duke udhëtuar nëpër terr, harron madhështinë e asaj që e rrethon, që gjendet brenda tij. Përpiqet të gjejë rrugëdalje nga kjo errësirë, kërkon të shfrejë mllefin e mbledhur gjeneratë pas gjenerate, por nuk mundet, nuk di. Kanë kaluar shumë breza mbi këtë tokë, për të ardhur deri tek ai, duke transferuar, dorëzuar, dhe shitur vuajtje, e bashkangjitur me to edhe mëri, sa duket sikur të gjitha këto janë akumuluar në depozitat e individit aktual; Dita e gjykimit do vijë për të gjithë. Tmerrohuni nga gjykimi i të plotfuqishmit…

Por kreu varet, syn’i trishtuem mbyllet

e nga qerpiku një lot i kjartë shtyhet

 

Ja ku vjen dita e fundit, e njeriu, vetëm në atë moment e kupton boshësinë e asajë që besoi, që ktheu në motiv jete, motiv pranimi vuajtjesh, motiv parnimi të përulieve, të talljeve, poshtërimeve; pa ngritur kurrë krye. Ndaj i varet koka dhe ai lot është qartësia kuptimore e ardhur me vonesë, tek ai lot qëndron e gjithë zbulesa që njeriu nuk pati rastin t’a gjente sa ishte në forcë, i gjallë; edhe pse duket sikur jo, ai tashmë ka vdekur, edhe pse akoma loti i rjedh nga sytë; duhet medoemos që të kuptojë se sa e kanë tallur, përpara se të vdesë…

rrokulliset nga ftyra, bie në tokë e thrrimet,

e ndër thrrimet e vogla të lotit ka një njeri lindet.

Ja pra vdes njeriu, pa patur më kohë për t’i dhënë zbulesën e vërtetë pasardhësve, ndaj tek ata transferohet, marrin në dorëzim, iu shitet zbulesa e gënjeshtërt. Por kur Migjeni thotë se nga thrrimet e vogla të lotit lindet një njeri, nuk e ka për njëri prej mishi, por e ka pikërisht për zbulesën e vërtetë, atë që iu shfaq njeriut vdekës. Pra është ajo pika e fundit e lotit, që mesa duket është ngjizur shumë më përpara se të ngjizet njeriu, por që vjen në jetë një çast para se të vdesë; një testament kaq i rëndësishëm që lexohet vetëm pak para vdekjes…

Seicili prej tyne n’udhë të fatit të vet niset

me shpresën e ngadhnimit ma të vogël, përshkon të gjitha viset.

Zbulesa, pasi ka lënë syun e vdektarit filestar merr një rrugëtim për të gjetur një mbarëts të ri. Me shpresën e ngadhënjimit më të vogël; të paktën ta gjej lotuesin e vet, jo pranë vdekjes, që edhe ajo të shpëtojë nga mallkim lotues. Do të kishte dëshirë që të mos udhëtonte më në skajet e jetëve njerëzore por të ngadhnjente mbi injorimin që i bëhet gjatë të gjithë jetës; në fund nuk ka vlerë, përpos se t’i shtojë trishtimin individit në ikie. I përshkon të gjitha viset; ajo mundohet me të gjitha mënyrat t’i shfaqet më herët njerëzve, por ata vuajnë nga verbëria sa janë në jetë dhe shikueshmëria u vjen vetëm paka para se ta humbin përgjithnjë dritën e syve…

kah rrugët janë të shtrueme me ferra e rreth të cilave shifen

vorret e shpëlame me lot e të marrët që zgërdhihen.

 

Ja ku erdhëm tek përmbyllja, tek penelata finale, ajo që i jep rifinturën tablosë. Këtu koncetrimi i metaforve hermetike është i mrekullueshëm. Rrugët janë të shtuara me ferra; kurora prej ferrash që iu vu Jezusit mbi krye kur e kryqëzuan. Ato, ferrat, qënia njerëzore, kontrolluesit, nuk i anashkaluan kurrë. Ferrat, pengesat shpuese, i përdorin edhe në emër të atij që vdiq mbi kryq me ferra mbi krye. Ferrat e shtruara mbi rrugën nga e cila kalon zbulesa e vërtetë e fshehur mbi një thërrime loti të kristaltë; ndaj edhe ajo vonon shumë për të arritur individin e vet; Rruga drejtë parajsës kalon përmes ferrit…

Rreth këtyre rrugëve shihen varret; janë varret e atyre lotuesve të pafund, paraardhësve që transferuan, dorëzuan, shitën, lotët e kotë dhe të shumtë të njerëzorëve që erdhën më pas. Tek këto dy vargje qëndron e fshehta e madhe e gjeniut Migjen.

Teksa po lexoja romanin “Mjeku i Fshatit” të të paaritëshmit Honore Dë Balzak, hasa një thënie të Bacco-s e cila më shty të mendoja për Resignatën e Migjenit dhe të shkruaja të gjithë këtë mendim.

Me vdek? As lot e as buzëqeshie: thoshte Bacco. Ndërsa Migjeni na tregon të kundërtën e sajë; skajin tjetër të litarit. Bacco jep përfundimin e atyre që janë nën varret e shpëlame me lot; ata e kanë derdhur tashmë lotin e fundit dhe nuk kanë më as lot e as buzëqeshie; as vuajtje reale e as gëzime iluzive. As ndjenja personale, reale, e as koncepte boshe, të transferuar, të dorëzuara, të shitura. Migjeni merret me ata që janë jashtë varreve, që i shpëlajnë me lot varret e paraardhësve të tyre; me lot herë të sinqertë e herë të fallstë; të yshtur nga transferimi, nga dorëzimi, nga shitia e bindjeve, besimeve, koncepteve turbulluese. Na paraqet jo atë që do të vijë, por atë që mbetet mbi dhé; mbeten dyzimet njerëzore që jo pak herë na e paraqesin njerëzimin si një klloun që qesh me të madhe, poshtë një vështrimi me lot pikëllimi.

Rezignata

Na shprehun të ngushlluem e gjetme në vaj…

Mjerimet i morme në pajë

me jetë…  se kjo botë mbarë

ndër gji t’Universit asht një varrë,

ku qenia e dënueme shkrrahet rshanë

me vullnetin e ndrydhur në gursht të një vigani.

– Një sy i stolisun me lot të kulluet së dhimbes së thellë

ndirt në skajin e mjerimit

e kaiher një refleks i një mendimi të hjedhtë

veton rreth rruzullimit

shfrimin me gjetë mnis së vet të mnertë…

Por kreu varet, syn’i trishtuem mbyllet

e nga qerpiku një lot i kjartë shtyhet

rrokulliset nga ftyra, bie në tokë e thrrimet,

e ndër thrrimet e vogla të lotit ka një njeri lindet.

Seicili prej tyne n’udhë të fatit të vet niset

me shpresën e ngadhnimit ma të vogël, përshkon të gjitha viset.

kah rrugët janë të shtrueme me ferra e rreth të cilave shifen

vorret e shpëlame me lot e të marrët që zgërdhihen.

 

Nuk mund të mos e sillja të plotë atë që më sipër u mundova të viviseksionoja. Ashtu e ndarë ndoshta nuk ta jep ndjesinë, por e plotë, të paktën unë e kam ndjerë veten si me qenë parballë teorisë së gjithësisë; tek gjithësia gjithçka është e vlefshme e në të njëjtën kohë gjithçka nuk asnjë vlerë; evolucioni ynë është një rrugë e gjatë e në vartësi të tijë, lëviz edhe botëkuptimi ynë, jo vetëm për universin, por edhe për mosqenien e qenies tonë; të transferuar, të dorëzuar, të shitur; me një fjalë të resignuar…

 

Pisa   Itali

23-01-2016

 

 

One thought on “Resignata / Ese-interpretim nga Hamdi ( Erjon ) Muça

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s