Poezi nga Zamira Agalliu

zamira

Poezi nga Zamira Agalliu

 

 

Ftohtë 

 

E ftohtë fjala,
E ftohtë mungesa,
I ftohtë shikimi,
E ftohtë frymëmarrja ,
E ftohtë heshtja,
I akullt shpirti,
Në këto ditë të nxehta trishtimi.

 

 

Dikur 

 

Dikur edhe ”skeçet” humori kishin një mesazh për shoqërinë,
një mesazh për të rritur,
një mesazh për fëmijët
një mesazh për gjyshrit.
Dikur ishte këeshtu :
Sot humori nuk përciell më mesazhe , përkundrazi, çedukon , rënon një kështjellë edukimi që me kaq mund prindër e mësues mundohen të ngrenë me kujdes e përkushtim.
Ndihem keq dhe e pafuqishme për të hedhur poshtë këtë anarshi të shfrenuar të ekranit para femijëve të Mi .
Ata qeshin e argëtohen me rolet e antivlerës dhe unë nuk di ç’te bej!
Më vjen një dëshirë abstrate të ndal këtë lloj informacioni , po si ? si ta ndal ?
Rolet e humorit nuk janë vetëm në spektaklet e humorit ,
ato janë edhe në parlament nga ku do të buronte kultura e ”elitarve” të ketij vendi .
Më vjen një dëshirë abstrate të ndal këtë lloj informacioni ,
po si ?… si ta ndal ?

 

 

Ne lulishtarë krrusur

 

Unë ika larg nga zëri yt, ika .
se nuk dëgjova asnjë melodi
s’pash fushave e vijave të pesta
asnjë RE asnjë DO asnjë SI

Unë e di që do të gjunjëzohem
si një ‘xhentil’ ,që dorën të kërkon
nuk dua me ty që të pajtohem
si kalorsi në garë, çohu, sfidom!

Nëse të lëndova, të lutem më fal
e vdekshme jam në stacionin tënd
vetmisë i ngrita dorën që ta ndal
vetmia jote njesoj mua më dhemb .

Të rash në plagë,e derdha kaq lot
si lotët e tu që bjen shpirtit tim
ato tani nuk i mbledhim më dot
jasteku i gjorë i than e i përpin.

Do të shkelim mbi qiej të ngrysur
se miqesia nuk ështe lule që falet
është lulishte e Ne lulishtarë krrusur
që mbi çdo gjethe e petale ndalet.

Në ëndrrat e mia, unë tek ti do t’vij
aty ku ti po fle e loti në sy t’u tha
kam marr me vete ca nota në gji
Mi, Sol, Si , Re dhe Fa . . .

 

 

Dielli sot 

 

Dielli sot paska puthur malet
Puthje e pafund tundimi …
Sa çudi…dhe koha ndalet
Skuqen retë nga mallëngjimi !

 

 

Frikë 

 

Frikën do t’ia them një Mali,
n’majën e lartë,ta përziej me dëborën e tij
në pranverë do të ma kthejë me rrjedhën
dhe unë do të mbush grushtat do të t’pij .

Frikën do t’ia them një Pylli,
që gjethet të fëshfërijnë
në vend të rrezeve , fotosinteza
n’oksigjen t’a lejoj, t’më vij’.

Frikën do t’ia them një Lumi
rrymën lashë që të ma marrë
ndoshta si zallin e atij shtrati
lotin tim, ka për ta larë .

Frikën do t’ia them një Qielli
ndoshta ai do të gjëmoi
le të digjet shkrepëtimash
që mua të më ketë drojë.

Frikën do t’ia them një Pusi
bashkë me të s’mund të jetohet,
n’oshëtim le të më kthehet ,
përpara fytyres, t’më dorëzohet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s