DITËLINDJA E MADHE / Poezi nga Myrteza Kasi

myrteza-kasi-1

Poezi nga Myrteza Kasi

 

 

DITËLINDJA E MADHE

 

Shqipëri! O mëma jonë e madhe!

Unë linda shpejt jo para teje!

Po kurrë unë s’e pashë veten.

Kjo jeta ime para jetës tënde,

Një pikë uji është në oqeanin e madh,

Ti atdhe je oqeani – që nuk ka të shteruar!

Dhe jetën tonë ti Atdhe,

Në një të vetme e bashkove,

Edhe krijove,

Një oqean të madh njerëzor,

Një oqean të madh zemrash të çelikta,

Që nuk ka të mbaruar!

 

Dhe çdo pranver’ që i shtohet jetës tënde,

Dhe një kuror’ lavdi e sjell me vete!

Por ti gjithmonë mbete:

Dhe nuse e re – e dlirtë dhe e fortë,

Si malet arbërore!

Dhe mëmë e dhimbsur – e urtë dhe e rreptë,

Që nga një thinjë i shtohet mot për mot!

Dhe si mijëra vjeçare ti mbijeton!

Gjithmonë ngadhnjimtare stuhisë ti i dole!

Dhe çdo pranverë që i shtohet jetës tënde,

Lavdinë nëpër rruzull ty ta shton!

Me ty Atdhe ne shekujt i arritëm!

Me ty Atdhe i lamë shekujt pas!

Dhe sado e fortë, furtuna qoftë,

Me ty Atdhe në krye, përpara do çajmë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s