Poezi nga Demush Mehmeti Dema

 

demush

Poezi nga Demush Mehmeti Dema

 

 

E NISIM DITËN

 

E nisim ditën

Shkelim

Hap në prag

 

Çdo ditë

E nisim

Me një buzëqeshje

A me një lot

 

Cila do

Të jetë më shumë

Tjetra

Do jet më pak

 

Lutemi

Buzëqeshje

Le të ket

Loti të na mungoj.

 

 

JANË

 

Janë do njerëz

Janë

Ashtu si janë

Të ligj janë

 

Botën e pa anë

Dojnë

Dojnë ta fusin

Në vrimën mëkati

Mëkatit të vet

 

E të lozin

Në vorbull qmendie

Si dojnë

E dinë

Kokë në vete

Krejt kokë shkretë.

 

 

MOS HARRO

 

Po nuk dashte

Pritove

Ti e vogla Rina

Mos fol

 

E di se me do

Ta dish

Shumë të dua

Këte

Kurrë mos harro.

 

 

MË EJA

 

Më eja

Tek shtrojë e shtratit tim

Shtriu rrafsh

Merr frymë thellë

Qetësohu mirë e mirë

Energji

Frymë djallëzie

Largoj

 

Eja futu

Në të voktin oqean dashurie

Dyt

Të pandar

Të lahemi bashkë

 

Të lutem eja

Me sytë hapur po të pres

Të të shohë

Flakë drite

Shfaqur në derë

 

Shumë dua eja

Për fillim nate

Një prrallë shumë e mirë

Ëndërr e bukur

Për natën e gjatë

 

Të përgjërohem

Kurt të ikësh

Ikë dhe pa gdhirë drita

Imazhin ikje

S’dua ta shohë

Të dua buzqeshje

Ëmbëlsirë e ditës së re.

 

 

MERR

 

Çka të duash ke

Ke dashuri

Dhe ligësi

Merr

 

Gjithat

Për brenda

Në zemër ti i ke

Për vete i ke

Merrr

 

Merr

Dashurin

Me madhështit

Të madhëron

E të rritë

 

Po dashte ligesi

Merr

Bëju i lig

E ke me bollik !.

 

 

E DUA JETËN

 

E dua jetën dhe pikē

Si për vete

Për të tjerë

Pikë për pikë

 

Du jetën

Një jetë me dashuri

E besë

Plot shpresë

 

Du jetën

Një jetë me hov rritë

Plot dritë

 

Du jetën

Ma me pak halle

Dhe pikë

Dhimbjet

Le të bëhem pkëpikë

 

 

NDALU PAK

 

Ndalu pak

Lutu

Të na qetësohen

Këto të egrat mornicaa në trupi

Fjala e etur

Tutje le të vazhdoj

 

Lutu

Le të ndalët dallgë e tërbimit

Vet

Para vetvetës

Ajo faqja e turpit le të skuqet

 

Të përkulemi

Para shpatës së Kastriotit

Idealeve të rilindasve

Veprës së Agimit me shokë

 

Përkulu

Para fjalës së Mulla Idriz Gjilanit

Epopes së driz Seferit

 

Lutu

Të na ndriçoj urti e Ibrahimit

Vetëm mjekrra

E të madhit

Aden Jasharit hije le të na bëjë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s