Poezi nga Myrteza Mara

Myrteza Mara - 1

Poezi nga Myrteza Mara

 

 

MËKATET E POETËVE

 

Të më emëronin mua jurist të qiellit,
Do shkruaja një ligj vetëm me një nen:
T’i falen të gjitha mëkatet poetit,
Shpirtin e di që ia dërgojnë në Ferr!

Shpirti rebel ngjan me çmendurinë,
Dhe vetëm Ferri pranon të çmendur;
Sadoqë kjo botë është e tëra çmendinë,
Vetëm poetët janë më të nëmur.

Mëkatet e poetëve: Treten si qiriri!
T’i japin dritë kësaj bote të verbër;
Paçka se paskëtaj s’u mbetet as hiri,
Diku, mbi një varr, ndoshta as emër.

Diku mbi një buzë, ndoshta një këngë,
Diku përthan lotët, ndoshta, një varg,
Në ndonjë zemër, mundet dhe brengë,
Si fllad i jehonës që vjen nga larg.

Kjo botë ka më shumë pleh se lule,
Dhe më shumë mure të rrëzuar se gurë.
Kjo botë servile që në pole përkulet,
Vetëm poetët s’ka për t’i kuptuar kurrë.

 

 

PROVA E SHPRESËS

 

Mos lodh veten me pikëpyetje të kota
dashuria nuk di ç’është lodhja.
Janë të ashpra
udhët e kësaj bote
fuqi e shkallë është mirënjohja.

Një fill fare i hollë
duhet për të ngritur urën e madhe,
por mjafton
vetëm një kollë
dhe gjithë digat bëhen hi gërmadhe.

Të lodhin udhëtimet e gjata
stacionet e dashurisë
janë vendosur larg;
Janë prova e besimit dhe e shpresës
maten me vite e dekada,
dhe çelin lule çdo ditë në prag.

Mos kalo nga “Tregjet e premtimeve”
kosto kanë vetëm reklamat,
dashuritë e vërteta nuk kanë çmim.
Ndaj do u besoj më tepër zgjimeve,
kur të shikoj ty duke buzëqeshur,
si syri i diellit në çdo agim!

 

 

BRENGË

 

Më brengosin gjethet, që bien në vjeshtë,
Natën rriten vajzat, ditën zgjaten djemtë!

Në kopshtin e hënës yjet rrinë zgjuar,
Pena ime-zog, pentagram i shkruar.

Kënga nuk më shkon, ndihem fill i vetëm,
Mbi motiv të ri përgjon breng’e vjetër.

Përgjojnë ato buzë, përgjojnë ata sy,
Që çdo ditë i zbehin, diejt, si qiri!

Rri e përgjoj muzën në sqetull të frymës,
Si një mace e urtë muza lëmon rimën.

Troku i zemrës tim rend si kal i etur,
Nëpër qiej ëndrrash plaga ime mbetur!….

Më brengosin gjeth që bien në vjeshtë,
Natën rriten vajzat, ditën zgjaten djemtë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s