Kalendari poetik: Giuseppe Ungaretti (1888-1970) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Giuseppe UNGARETTI

Kalendari poetik: Giuseppe Ungaretti (1888-1970)

Më 1 qershor 1970 ndrroi jetë Xhuzepe Ungareti, poet, shkrimtar, përkthyes e akademik italian. U lind më 8 shkurt 1888 në familjen e një italiani nga Luka (Toskana) që punonte në hapjen e kanalit të Suezit. I ati e la dy vjeç, vdiq i sëmurë nga puna rraskapitëse, e rriti nëna e tij që i siguroi me punën e saj edhe studimet në një nga shkollat më me emër, në shkollën zvicerane École Suisse Jacot, në Aleksandri (Egjipt). Poezinë e tij Nëna (që e kam postuar edhe unë) ia kushtoi asaj. Kam shkruar edhe herë të tjera për Ungaretin, kështu që po ju përcjell pa vonesë një nga shqipërimet që kam prej tij:

AGONI

Të vdesësh si lauresha e etur
në shkretëtirë
Apo si shkurta
sa kalon detin
në të parat shkurre
sepse të fluturojë
s’ka më dëshirë
Por jo të jetoj duke u ankuar
si kanarinë në kuvli verbuar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s