Poezi nga Teuta Kadriu

Poezi nga Teuta Kadriu
 
 
UNË JAM POEZIA
 
Rrjedh nga ofshama jote, jam dhe pikëllim,
Kur të dhemb shpirti nga dashuria,
Ndoshta të dridhet dora por ti më hidh në letër
Se unë jam nga ti, jam poezia!
 
Më shkruaj bukur në një copëz letre…
Kur loti të puth faqen dhe të ftohet gjaku,
Me ca psherëtima dhe gjëma më zbukuro,
Por mos e le pa më shkruar, të hiqet meraku.
 
Zemra nuk të pyet fare, të del nga gjoksi,
Ritmi hy në maratonë, çmendet nga shpejtësia,
Sytë e tu të shkëlqejnë nga dashuria..
Edhe këtu më hidh në letër, se jam poezia.
 
Do jem gjithmonë e jotja, shpirti yt,
Do jem shpresë, mall dhe frymëzim,
Do bëhem engjjull edhe në amshim,
Do të jem me ty gjithmonë në të ëmblin përqafim!
 
 
 
VALSI I JETËS
 
Sonte do të marr një fustan nga përrallat,
Të dukem më shumë se e bukur,
Shkëlqimin e yjeve do ta marr sonte
Të shikoj thellë në sytë e tu…
 
Një pjesë drite nga hëna do më bënte mrekulli,
Që pastaj kur t’më shikosh ti
Do mbetesh përgjithmonë në mua…
Edhe rrezet e diellit më lakmojnë për shkëlqimin,
Rrezatimi ynë i përthyer si ylber pas shiut.
 
Do shtrëngojmë duart bashkë në vallëzimin e radhës,
Në një ballo nga më të bukurat në botë,
Në valsin e lumturisë.
 
Ti vjen si vals në zemrën time..
Vals aritmie….
Vals jete, gjithësesi.
 
Sonte zemra ime luan…
Luan valsin më të ëndërruar ndonjëherë.
Luan më mirë se në “La scala”,
Më bukur se në “San Carlo” e “Colon”,
Sonte zemra ime…
 
As në pallatin e Operës Mbretërore të Versajës
Nuk do jetë më bukur se sa në zemrat tona.
 
Në këtë Teatër të ndriçuar nga yjet
Me ngrohtësinë e rrahjeve të zemrave tona,
Me pikat e shiut në dritare,
Do luajmë valsin e jetës unë dhe ti…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s