Poezi nga Kolec P. Traboini

Poezi nga Kolec P. Traboini

 

SHIRA LIRIKË

Ju mbase nuk i ndjeni
ato përditë bien në shpirtin tim 
e kur bien, në qiellin tim kuturisen zogj
që çukisin lëvozhgat e reve e u thërrasin
të gjithë atyre që janë në udhë të pambaruar:
– Ikni! Shirat po vijnë!
I vetmi që nuk ikën jam unë – sepse ato shira
bien më shumë brenda se jashtë meje
më sjellin fëmijërinë, ma zhveshin lakuriq
e unë endem liqenit si një ëndërr e zgaqun
në djepin tim prej uji.
Një ninullë zbret nga malet me lumin Kir
– lum me emër të lashtë sa bota:
Nuk ka perandori më të madhe ujnash, se Shkodra!

 

KAMINA

Jeta ime e zhuktë,
sfidë e tejskajshme
si luhatje lavjersi
bashkon kahjet pa kahje.

Dritën me errësirën
akullin me zjarrin,
parajsen me ferrin
dhe ëngjëllin me djallin.

Dashurinë me urrejtjen
jetën me vdekjen,
në një trup tëra kahjet,
në një shpirt të vetëm.

Gjoksi im në vetëdjegie
një kaminë e tmerrshme.

________________________
Nga vëllimi me lirika “Requiem për një gjethe” 2005
gjendet në librarinë”Agolli” në qendër të Tiranës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s