Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Hija e Skënderbeut

Prej shekullit në shekull,
herë natë,
herë ditë me mjegull, 
s’luftohej më me shpatë,
kishim flakur heshtën,
beteja kryesore po bëhej me vetveten,
prej nga vijmë,
a jemi arbër!

Luftohej në dy fronte përnjëherë,
me sulltanë të rinj e të vjetër,
me Ballabanë të gjallë e të vdekur.

Prej shekullit në shekull,
pamja e Skënderbeut hijerëndë,
arbërisht po e zotëron
shekullin e njëzet e njëtë.

 

Koha që dhemb

Vështrimi yt
një lumë drite
i ftohtë,
muzgun në sytë e mi
e zbraz.
Kjo kohë e ngrirë
më dhemb,
e diellit i ngjitem nga pas.

E nesërmja
në sytë e ty
më mbajti peng,
ndër ëndrrat
që shoh,
po të përmend.

E ti hënë e plotë,
pasqyrë
ku po çlodh sytë,
zgjuar prek vetminë,
e në ëndrra
vetë i dytë.

 

Hajt pra!

Hajt pra,
u nis me ardhë te na edhe nji andërr,
dielli i rrxon rrezet përgjysë,
në gjysë të udhës nji perde qielli
u kthye përmbys…

Hajt pra,
në anën tjetër rrin e djeshmja,
me ne takohet te nji urë,
po të ketë dritë në bregun tjetër,
ai kapërcim
na ngjan si aventurë.

Hajt pra,
u nis me ardhë te na edhe nji andërr
e na iu kthyem me fytyrë,
po të na bie n’sy nji rreze dielli,
na nji amshim,
mbramjes ia falim me dëshirë.

Hajt pra,
u nis me ardhë te na edhe nji mbramje!

 

Dallgë e vjetër

Rrëzohen pikla shiu
nëpër rreze,
ylberet dritë e ujë,
çlirohet shpirti
prej një ëndrre të keqe,
kur shihet në sytë bukur.

Në horizontin e largët pas një reje,
pas një tymnaje blu,
ndër ylberë ngjall shpresën
një virgjëreshë fatkeqe,
trishtimin e kthen në lutje…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s