Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia

 

Pakuptimësi

Kush e di se çka sjell e nesërmja
për fatet që zgjohen trishtim
e zvarriten përgjatë ditës
ashtu në të thellin pikëllim
e mbrëmja s ‘ dihet si ngryset
syve të tyre errësirë
në robërim të përhershëm shpirti
jetës rendur pamundësi.

Mendja arratiset larg,
si shqiponja rrëzuar shkëmbit
me flatrat shpërndarë dhimbje
e vështrim mbërthyer nga qiejt
dhe një pikë gjaku mbetur
shenjë e vetme ngadhënjimi.

Të gremisurit e honeve
kreshtave të frikshme, thellësi
larg nga bota që dhemb
larg nga erërat stuhi
udhëtimit përherë të humbur
largësive tona pakuptimësi.

 

Puthje me erën

Unë, që ju pres njëqind vjet e më shumë
ulur në një kopsht të lulëzuar qershish
Shtrëngoj në duar një shami të bardhë
ku puthjet kanë lënë gjurmë.

Ti endesh në detin e trazuar
ku jeta çdo kujtim dallge fshin
Ti ecën zhveshur nudo,
në të magjepsurat mbrëmje me yje
e me zemër të bërë thërrime.

Unë e sfidoj kohën
e dehur nga dashuria e zjarrtë.
Unë i shpërfill kufijtë
Galaktikës më të lartë
Zambakut çelur mbi ujërat kristal.

Ti ecën mbi rrugë të përvëluara
shkrumb e hi
djegur vetëtimave të shkrepura
në natën plot shi
dhe unë me vështrim nga ditarja
shikoj si shëmbëllen ti.

Pas njëqind, e më shumë vitesh
pa ju parë e takuar
i dhuroj puthjet erës.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s