Poezi nga Ermentila Guci

Poezi nga Ermentila Guci
 
 
GËZOHU
 
Sot duhet të jetë një ditë dashurie
Metrika e dritës të kap shpirtin tënd.
Arratisu nga dhoma e murgut,
si pellumbat që sjellin paqe,
dashuri nga një vend tek tjetri.
 
Nëse ndihesh vetëm mes njerëzve
mos i shtri duart drejt tyre,
bëji grusht ,
është vetmbrojtje!
 
Trupi të lëviz plot sharm …
të bisedoj me
gjelbërim,
pemë,
gurë,
qiell
ato janë aty pa kohë…
 
Ne ecim nepër ditë endacake,
Prandaj gëzohu..
Dheu njerëzor na pret në ditë të gjithëve!
 
 
 
Dallga e Dashurisë
 
Jemi dy shembelltyra
që thyhemi,
Dallga e Dashurisë
sërisht na bën bashkë.
Batica dhe zbatica
na çojnë nëpër skaje
Ne prap e duam më shumë
njeri-tjetrin,
deri në kockë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s