Shtëpia Botuese “TOENA” publikon romanin “Flokë flakë të kuq” të shkrimtarit dhe skenaristit të mirënjohur grek Kostas Mourselas, përkthyer nga Maklena Nika

Shtëpia Botuese “TOENA” publikon romanin “Flokë flakë të kuq” të shkrimtarit dhe skenaristit të mirënjohur grek Kostas Mourselas, përkthyer nga Maklena Nika

Të dashur miq të librit dhe të Botimeve Toena,  ju njoftojmë se sapo ka dalë në qarkullim romani “Flokë flakë të kuq” i shkrimtarit dhe skenaristit të mirënjohur grek Kostas Mourselas.

Libri është përkthyer në shqip nga Maklena Nika.

Të dhëna teknike

Autori: Kostas Mourselas

Titulli: Flokë flakë të kuq

Përktheu: Maklena Nika

Faqe: 500

Formati: 13×20 cm

Çmimi: 1500 lekë

* * *

Një roman klasik karakteresh.

Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë.

Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një tabloje të piktorit shqiptar Helidon Haliti.

Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet. Lexohet. Madje shijohet.

 

 

Irena Toçi

Shkrimtari grek Kostas Mourselas lindi në Pire në janar të vitit 1932

Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës. Deri në vitin 1969 punoi në administratën publike, nga ku u pushua prej qeverisë së Juntës Ushtarake. Pikërisht në këtë kohë filloi të shkruante pjesë teatrale dhe skenarë filmash televizivë. Është autor i mjaft librave, si: “Oh, çfarë bote, baba!”, “Akuarium”, “Miqtë”, “Zonja nuk mban zi”, “Veshi i Aleksandrit”, “Ngadalë, atdheu po pushon”, “Thika ka shkuar në kockë”, “Njerëz dhe kuaj”, “Ai dhe ai”, “Komedi kombëtare”, “Ngarkesë e rrezikshme”, “Flokë flakë të kuq”, “Mbyllur për shkak të melankolisë”, që patën një sukses të madh. Veç tyre shkroi edhe 130 monodrama. Veprat e tij teatrale janë vënë në skenë edhe në Francë, Gjermani dhe Qipro.

Romani “Flokë flakë të kuq” qarkulloi për herë të parë në greqisht, më 1989 dhe u lexua nga mijëra e mijëra lexues duke e kthyer këtë roman në një nga më të suksesshmit e viteve 80-të. Madje, pothuajse në të njëjtin vit, u realizua edhe seriali televiziv me të njëjtin titull. Në vazhdim u përkthye dhe u botua në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, hebraisht dhe turqisht.

Shkrimtari Kosta Mourselas u nda nga jeta, më 15 korrik 2017, në moshën 85-vjeçare.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s