Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

GJUHA E MËKATIT

Vjen si skllave
dhe më robëron .

Në fatin tim të lirë
Më hyn mes thonjësh
kur groposi varrin e luftëtarit.

Për ta shpëtue atdheun
nga ferri i demonëve
U ngrita në çmendorinë
e panteonëve kryeneq.

O Zot ndalu pak në pafajësinë time
Ose më nxjerr nga fundi i Titanikut
Kur u hodha bashkë me ty
Për t῾i puthë dashuritë e detit.

Dhe purgatorët tani më kanë pushtue ëndrrën.

Nuk di nëse gjuha e mëkatit tim është fjala
Për të cilën i bëra njëqind luftëra me shekujt.

Tani nuk kuptoi përse ma vranë të vërtetën
Pse shejtërisë sime askush më nuk i besoi .

Ah,sikur të isha vetë djalli
Do më kishin thurë hymne
lirie.

Po e kuptoi gjuhën e mëkatit tim
dhe të fjalës që vdiqa për të.

Fajin e kanë gjysh e stërgjysh
që na kanë fal e rritë me besën.

Miqësinë nuk e gjën çdo çast të jetës kur ti e do.

Është sikur Hëna kur të buzëqesh
dhe ikën nga furtunat e shiut.

 

HERONJTË E APOKALIPSIT

Të rrallë janë njerëzit
Kur dashuritë i falin për atdhe.

Ndërsa ju heronjtë e Apokalipsit
Nuk jeni pjellë e lirisë
Në gjakun tim jeni
Anemik.

Shpatën e Gjergjit e keni
Mëkat të frikës se ferrit.

Për cilën liri ëndërruat
Ta ndërroni me tokën time.

Ju nuk keni Zot
Vetëm me djajtë
Krijoni udhëkryqet e panteonëve.

Të rrallë jemi ne
Nga fisi i njeriut
Që nuk ju ngjajmë.

Dhe ju besojnë njerëzit
Si çlirimtarë të shpirtrave.

Mëkat dhe për mua që linda në të njëjtën kohë
Kur koha e Apokalipsit i ka zënë frymën luleve
Pse njeriu bëhet kaq fatkeq dhe mohon gjuhën e perëndive.

Me dorën dhe mendjen e tij e tradhton veten
Kur ju beson tradhtive të Apokalipsit
Fale o Zot njeriun e çmendur
Më bëj mua të krisur ta shpetoj Pandorën.

 

VRASËSIT E PENGUT

Më kapën në udhëkryq kur ju fala diellit
Fjalën e dhënë ma mbushen dhembje
Me plagët e mija i kënduan jetës se krisur
Zëra të çmendur shetitin mbi ëndrrat që s῾kthehen më.

Edhe atdhe dhe fe vranë e shanë
Vetëm të fitonin dashuritë e marra
Cili është ky vrasës i pengut të fjalës
Gjuha e Zotit nuk di për fytyrat e tradhtisë.

Nuk vdes nga vrasja e djajëve dhe miqve të tyre
As nga ferri që demonët e shkruajnë në ditar
E di më shumë se asnjë tjetër jam unë në radhë
Si t῾i falim o Zot këta hordhi fytyrash që ngjajnë në karpatianë.

Fikni dritat e e ditës sa herë të luftoni djajtë
Në ëndrra nuk ju rri liria asnjë çast të jetës
E vërteta një ditë dhemb dhe shëmb fytyrat demoniane
Besoni këngës se Doruntinës kur jetoi me sy luftëtari.

Sot nuk dua ta shëmb Kalanë e tradhtisë
Lë të mbrëtëroi bota rreth fjalëve si zjarri yt
Vetëm unë t῾i di këngët tua kur këndoni me zë korbash
Sa jetë hidhërake qenka kur të dytë tretëm në botën e vdekur.

 

RIKTHIMI I TROJËS

Në një vend ndaluan orët e liga
Në pafajësinë time vritët jeta
Askush nuk shpëton nga vdekjet e çmendura
Kur udhëkryqt më moren peng lufte.

Shekujt m῾i ndërruan vetëm padronët
Çdo njëqind vjet pësova varje
Rrugës Via Egnatia vizatohej kafka ime
Vetëm sytë më shpëtuan nga vërbimi.

Sa u mësova se si të ruhet Troja
Me këngët e atdheut jetova sot për nesër
Emrin vetëm pse e kisha pellazg
Më afruan Purgatorin e Dantës si shpërblim.

Dhe toka nuk ikën se më takon mua
Në të njëjtën ditë lindëm bashkë me Adamin
Thuaj se vetëm ti je Eva dhe askush tjetër
Dashuritë donzhuane i harruam për betejën e Trojës.

Më thuaj kur do të çlirohemi nga ëndrrat perandorike
Lufta për tokën dhe pafajësitë titanikiane nuk përfundojnë kurrë
Askush nuk di të dashuroj po nuk mbetët hero lufte
Edhe njëherë do të qaj për betejat e rikthimit të Trojës sime.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s