Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

***

Kângë t’vjetër kndon hânâ sonte,
dashnia kaloi mbi oqean,
nuk di u mbyt a më mbyti.
Rrugëve t’zbrazuna të zemrës
i mbetën veç dritat.
E vërtetë, kceva në shesh,
m’u duk si bahçe me ferra.
Aty burrat nuk puthnin në buzë,
oh, i kanë ç’shenjtnue krejt gjanat e shenjta!
Ngjante me bordelin që nuk t’ka tundue as ty.
Nuk jam e re
por due me djergnue mbas teje.
Veç gjashtë ditë ka kalu ky muej
pres me t’takue gjashtë minutat e premtueme,
m’pëlqen rrasa e vorrit.
Jam këtu me t’prit.
Nëse nuk vjen,
diku në oqean ke me lexue:
“Këtu prehet patrét Ajkuna,
malli ia shqeu zemrën copash,
lotët i mjaftuen me jau msue delfinëve notin.
Nejse, nuk ásht janar,
nuk ásht asgjâ.
Ti s’ke pse me árdh,
unë s’kam pse me dek’

 

***

Këtu rá nata,
ti je gjashtë orë má i ri se unë.
Herët nesër,
kam me t’i numërue rrahjet e zemrës para zgjimit,
Në qytetin me xhami t’bukura,
me u deh me shpirt,
alkool as kokainë s’ka,
ose e shesin msheftas,
si t’gjithë burrecët e Ballkanit.
Unë e veshun me lëkurë
poshtë kmishës tánde
e bukur báhem si det,
det kuarci plot xixa,
shtrigë e krojeve t’Shkëlzenit,
shpirti yt pa tru.
Eja t’mshefena bashkë
në kafkën e Statujës së Lirisë,
flakën e dashnisë ta ndezim me pishtarin e saj.
T’u mësojmë anijeve
portin e mbrojtun prej shtrëngatave,
si dy njerëz në zemrën e të cilëve fryjnë erna t’buta,
që bájnë lulet e barin me vallëzu
msojnë qysh báhen fmi e zogj me puthje.
Hajde biem në Shkodrën prej Venediku
t’ja shtim’ flakën edhe gjumit…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s