Lela Kokona Dardha

Lela Kokona Dardha

Shkrimtarja Lela Kokona Dardha, ka lindur në Tiranë në vitin 1950. Ka mbaruar shkollën e gjuhëve të huaja, për rusisht. Zotëron gjuhën Italiane dhe gjuhën frënge. Ajo ka filluar të shkruajë qysh herët, por pa pasur mundësi botimi. Romanin e saj të parë “Kujtime të trishta” e botoi në vitin 2015, kurse romanin e dytë “Fate të trashëguara” e botoi në vitin 2016. “ Dashuri rrëqethëse” është romani i tretë i saj.
Njohuritë e përfituara nga leximet e shumta, në shqip e në disa gjuhë të huaja, zonja Lela i ka mishëruar me së miri në prozën e gjatë, më të cilën, pa mëdyshje, mund të rreshtohet përkrah shkrimtarëve me përvojë të gjatë botuese. Këtë e dëshmuan edhe shitjet e menjëhershme të dy romanëve të parë dhe përshtypjet pozitive të lexuesve të shumtë, si verbalisht edhe me shkrimet në facebook e në shtypin e shkruar.
Shkrimtarja Lela Kokona Dardha është nderuar me çmimin:”Elita e gruas shqiptare në botë”, nga Presidentja botërore e gruas shqiptare.

 

Dashuri Rrëqethëse

-fragment

‘’Dashuri Rrëqethëse’’ është romani tretë i shkrimtares Lela Kokona Dardha. Ashtu si edhe në dy të parët, ajo trajton fatin e njeriut dhe në veçanti atë të femrës. Rrethana, ngjarje, dhe kushte atipike ngërthehen e gërshetohen me jetët dhe veprimin e personazheve, duke i vendosur ata në situata po aq të pazakonta. Dashuria për jetën dhe lufta për ruajtjen e dinjitetit njerëzor në kushte të jashtzakonshme, mbeten tema të preferuara të shkrimtares. Personazhet e saj vendosen në rrethana ekstremisht të vështira, në pamje të parë pa mundësi reagimi dhe rrugëdaljeje. Por ata nuk stepen, as nuk dorëzohen. Në faqet e këtij libri ka luftë. Njeriu ndeshet e përleshet. Kundër fatit dhe të keqes. Ndeshet me njeriun dhe shoqërinë, me rrethanat dhe moralin… Por, gjithmonë, ajo që triumfon është jeta, me gjithë vështirësitë dhe vuajtjet njerëzore; ajo që ngadhënjen është dashuria, nëpërmjet forcës së paepur shpirtërore që gjeneron; dashuri për jetën, për njeriun, për veten dhe Zotin.
Ajo që tërheq vëmendjen tek personazhet e Lela Kokona Dardhës, është se heronjtë dhe heroinat e saj janë në një kërkim të pareshtur lirie. Dashuria dhe liria janë një binom që na shoqëron në çdo faqe të romanit. Ato s’mund të qëndrojnë pa njëra-tjetrën. Ata janë nën vargonjtë dhe prangat që koha, shoqëria dhe morali i ngurtë i ka lidhur. Por ata luftojnë pareshtur dhe me guxim. Luftojnë me arsye dhe dashuri. Dhe nuk ka pranga që të mbajnë lidhur dashurinë për jetën dhe lirinë për të dashuruar.
***(Pasazh nga fundi i romanit)***
…Pra, kjo është historia e Dritës tënde o Agim, e këtë histori ma tregoi babai i saj që ka ardhur tashmë nga Italia dhe po e kërkon.
Agimi që e dinte atë ngjarje, u përtyp një çast nga kujtimet e së kaluarës dhe e pyeti:
-Po nëna e saj, Marjana, ç’u bë?
-Ajo, pas lindjes s’kishte jetuar gjatë, se kishte qenë e sëmurë, por kishte lënë të gjithë historinë e saj të shkruar në letër, për ta gjetur babai i vajzës së saj. E kam lexuar dhjetra herë atë letër dashurie makabre – tha Hekurani duke fshirë ballin me kurrizin e dorës.Pastaj vazhdoi: -në një farë mënyre,ajo ka ndryshuar pikëpamjen time për jetën, për ekzistencën dhe fatin. Njeriu, në momentet e fundit të tij, përjeton revelacione të çuditshme dhe në pak sekonda, fiton një dituri dhe inteligjencë universale të tërë, çka për ne të tjerët mbetet e fshehur edhe pse na lëvrin përpara syve. Hekurani heshti një moment, si për të mbledhur forcat për atë që do përjetonte më pas. Mbylli sytë përgjysëm, treti shikimin tej në horizontin e vagullt mbi kodrat e qytetit dhe filloi të recitojë për mendësh letrën që e kish lexuar aq herë, sa dukej se ishte kthyer në një fletë të panjohur të shpirtit të tij…

 

 Kujtime të trishta

Fragment

Papritur mjeku,me nje pamje te trishtuar,i afrohet Marjetes” –Me shume keqardhje me duhet te te jap nje lajm te hidhur,– t’ha ai pa mundur ta shikonte drejte ne sy.–Violeta ndoshta po’ jeton diten e saj te fundit…Analizate qe morem sot, fatkeqesisht, tregojne se…
–Si ?? –iu drejtua Marjeta duke iu dridhur zeri dhe ia plasi te qarit me denese .–Tani u shemb cdo shprese,gjithcka, mendonte ajo.– Po’ tani cfare te bej, ku te shkoj ?– vriste mendjen Marjeta,motra e gjore.G jeja e pare qe duhej te gente ishte te lajmeronte Albanin te sillte Inen,vogelushen e saj gjashte vjecare,per te cilen Violetes ,malli ia kishte perveluar shpirtin.Nje telefonate ogurzeze e ngriti nenen…–Alban,Violeta eshte shume rende–belbezoi me shume se foli nena.–Duhet te niseni urgjent se bashku me Inen.Albani, tejet i tronditur,mblodhi veten dhe i tha Ines”-Ina,z emra e babit, do te ikim ne Greqi bashke.
–Ne Greq? Vertet babi? –thirri Ina e gezuar qe,me ne fund, do te takonte mamin e saj te dashur qe kishte nje vit pa e pare.
–Urra,urra, uaaaa cfare lajmi te gezuar qe me dhe o babi !
–Babi,duhet te bejme nje tufe te madhe me lule shumengjyreshe per mamin.Uaaa, faleminderit qe po’ me merr edhe mua me vete,je babi me i mire ne bote !
–Uaaa sa mire, cfare surprize do ti bejme mamit !-Taksia u nis.Afer kufirit Grek , blene nje tufe lule dhe nje cartoline.Ina nisi te shkruaj kartolinen me doren qe i dridhej che zemren qe i rrihte forte.

 

Fate të Trashëguara

Fragment

Stuhia kishte fshirë tërë pluhurin e rrugës dhe pemët e larta shkëlqenin te gjelbra e të freskëta nga shiu në atë qytet. E ulur në një stol,në një park të atij qyteti, mu shfaq një vizion,një ngjarje që më kishte ngjarë pikërisht në atë vend,kur shkoja për në shkollë.Mu kujtua një person, i shkurtër i dobët që mu afrua duke më thënë:
— E kujt je ti moj vajzë?
— Pse? E pyeta e trembur,pasi në sytë e tij lexova një urrejtje,si një hakmarrje.
–Mos je vajza Xhulias ti?– Në çast mu fanit si një djall.
— Jo,– i thash ,me gjysëm zëri dhe guxova tia shihja sytë, pasi ngulmonte .
–Çfarë kërkon nga unë ? — iu drejtova e frikësuar.
–Hë i ke qejf frazat gjysmake,ëëë?Të iku zëri ëëë? — Nuk po gjeja asnjë hamendësi për përgjigje.
–Ju kërkoj ndjesë zotëri,por nuk njoh ndonjë xhulia! — mora guxim dhe e kundërshtova me forcë.
— Por, dëgjo,i thuaj asaj putanës tënde, se tani është radha jote moj tirane dhe shpejt madje!Do të shtrëngoj me vargonj,që të mos më ikësh si jotëmë!– U ngrita të ikja me vrap.Ai park në mes të qytetit, mu duk si vend i izoluar,i rrezikshëm.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s