Kalendari poetik: Wendy Cope 21 korrik 1945 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Wendy COPE

Kalendari poetik: Wendy Cope 21 korrik 1945

Poetja britanike mbush sot 73 vjeç, pedagoge e historisë në St. Hilda’s College, Oxford. Kritika letrare britanike e çmon “…nga më të mençurit poetë bashkëkohës”. Në vitin 2010 mori medaljen “Officer of the Order of the British Empire” me rastin e ditëlindjes. Për sot, zgjodha këtë poezi të sajën:

QË TË MOS HARROSH

Përsërite shpesh, për të mos harruar:
Edhe sikur ta ndjesh fundin fare pranë
Festa jote jo, ende s’ka mbaruar.

Dhe në të përfshiftë ndonjë ankth natën
Të duket se je ftohur, ke mbaruar,
Përsërite shpesh, për të mos harruar:

Të dridhesh nga frika nuk bën dobi
Kur është diçka që s’varet nga ti.
Veç dije, festa jote s’ka mbaruar.

Edhe sikur të mos jesh prej atyre
Që janë të guximshëm prej natyre,
Përsërite shpesh, për të mos harruar:

Sepse brenda dhjetë vite ankimesh,
Vërtet keq ke për të qënë, mes mundimesh.
Mbahu. Se festa jote s’ka mbaruar.

Dhe e fundit, ç’kuptim ka kuturisja
Nëse le veten të mundesh nga frika?
Përsërite shpesh, për të mos harruar:
Festa jote jo, ende s’ka mbaruar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s