FRAGMENT NGA TREGIMI “LETRA TE PA DERGUARA”… / Zyba Hysa

FRAGMENT NGA TREGIMI “LETRA TE PA DERGUARA”…

“Largimi yt, më jep brenda vetes qetësim dallgësh, të cilat më trembin… Dalloj në breg tek ikën drejt xixëllonjave dhe kuptoj që ke mbetur shumë i vogël në moshë (paraadolishent) ashtu siç rendin femijët netëve pranvere thjesht për t’u argëtuar që t’i zërë gjumi duke menduar se po kape një xixëllonjë, ke zotëruar diellin, por kur ngrihesh kupton që je errësirë dhe rend sërish për xixëllonjën e rradhës për të gënjyer mendjen dhe për të shtyrë ditët që kurrë s’di sesa të çmuara janë e mua më thua që të kam far, por një far që më ke burgosur brenda shpirtit të mos tërheqë vemendjen e rendjes drejt xixëllonjave…

Nuk di çfarë të bëj për të dalë që andej, jam vetë fajtore që dorëzova shpirtin dhe shpirti yt, i etur për dritë më gllabëroi, por që Ti, me këmbët tua shkel mbi tëndin shpirt dhe unë ndjej dhimbje…
Vërtet është vonë, shumë vonë për të menduar pa mend, për të luftuar pa shpata, thjesht jam dorëzuar, por e ndjej që e pse jam nën mbrojtjen e shpirtit tënd, kuptoj që ai për vete është në mëshirë të fatit…

Sa më shumë të njoh, më fort më del Ti para sysh shumë, më shumë ndryshe nga ç’të kam menduar, por as Ti s’ke faj, as Unë, jemi dy qënëje të ndryshme jo vetëm në gjini, por dhe si indivitë, apo personalitete, nëse e kemi krijuar atë, apo i kemi veshur kostumin që na kanë trashëguar apo dhuruar, pa qënë të zotë të presim një kostum me përmasat tona origjinale…

Duke u ndjerë shumë herë e shpërfillur si magji e dashurisë, kam menduar që të lë të lirë në udhën tënde foshnjore, mbase do vije një ditë e do rritesh të kuptosh çfarë ke humbur…
Duke më mbajtur brenda vetes për të parë larg, nuk e kupton çfarë ke, se shfrytëzon magjinë time për të hipnotizuar tjerët…
Dua t’i shërbej ndjenjës sime me shpresë që do ta zhvarros thellësive ku hyra pa dashur dhe që ju ditët mirë ta burgosnit…

Shpesh ne peshojmë tjerët me barazpeshën tonë, po kjo ballancë dihet që kurrë nuk vjen në nivel, por të paktën të ishte dëshirë e të dyve të përpiqeshim drejt barazpeshës infinite. Ndjej që po më merret fryma duke hedhur mbi mua trasta mbeturinash që gjen rrugës…

Nuk do ta shkëpus komunikimin gjer të kem mundesi të dal nga jam burgosur… Çudi! As arësyeja, as zgjuarsia, asgjë s’të ndihmoka në zhvarrosjen e ndjenjave…???
Kemi ardhur në një botë ku asnjë nuk ia di përkufizimin e sakte, ajo është mister e këtë mister kërkojmë të zbulojmë tek njeriu që duam, po edhe vetë njeriu është mister…
Unë të falënderoj, që me një fill të hollë prej dritës së dashurisë më ke mbajtur lidhur e për të konceptuar këtë lidhje kam studiur misterin që na rrethon, jam kthyer si dashje pa dashje tjetër njeri, se duke rendur pas teje të gjej diçka që ia vlen të gjej, kam zbuluar dëshirat dhe misteret e mia…

Kjo me gezon! Kurrë s’me ka mdodhur me parë! Kërkoja përherë të përshtat shijet e mia me shijet e partnerit, me ju kam zbuluar të vertetat e mia, që për fat të keq jemi shumë larg… Unë çdo gjë e lidh me BESËN, ju me materialen, ju dashje pa dashje jeni një materialist kalibri e ndjenjat i vini në shtërbim të saj. Mbase ky ndryshim drastik na mban lidhur, shpirtrat kanë nevojë për atë që s’e kanë, ata janë si magnetë me pole të kundërt…
Unë kam pritur të krijosh Besimin, por s’të ka lënë rendja pas xixëllonjave, shpesh mushkonjave të kënetave… që jam e bindur që të kanë lënë shije mocalishtje… Vazhdo, e pse nuk e pranon, por në betimet dhe ngritjen e zërit, shikoj sesa larg meje ke shkuar… e për çudi Unë ende rri tek shpirti Yt… kjo me habit!!!

Unë jam në rregull, dhimbja më ka dhënë forcë të jashtëzakonshme, më ka bërë aq mirë, saqë s’mund të jetoj dot më pa këtë dhimbje… përmes saj shikoj deri përtej… Unë kam Bese e Besa më mban gjallë… Dhe s’kam faj, ndjehem mbrenda teje, apo më mirë të them, të kam mbrenda vetes, të ndjej siç të kam ndjerë…
Lajthitja e njeriut sa here shikon syzinj, apo syzeza, s’tregon mençuri, por vakume ndergjegjeje e diturije, foshnjëri, pazotësi për përkushtim të ndërtosh kështjella, merresh me kolibe të çastit…
Sa keq më vjen për shumë gjera… po nuk kam asgjë në dorë, veç mendo që Unë ndjej pickime sa here Ti luan me xixëllonja, por meqe të pëlqen ty, Unë do të pres të mbarosh lojën, mbase do jem ende tek Ty deri atehere… MBASE…”

 

Zyba Hysa

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s