Kalendari poetik: Ko Un 1933 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Ko Un 1933

Sot, më 1 gusht, mbush 85 vjeç shkrimtari, poeti dhe eseisti jug-korean, një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë së sotme në Korenë e Jugut. Kandidat për çmimin Nobel në vitet 2002, 2004 dhe 2005. Janë botuar mbi 120 libra të tij. Vepra të tij të zgjedhura janë përkthyer e botuar në gjuhët kryesore evropiane dhe aziatike. Sot kam për ju këtë shqipërim prej tij:

SHPIRTI I POETIT

Poeti lind në hapsirën mes krimeve,
grabitjeve, vrasjeve, mashtrimeve, dhunës,
në vendet më të errëta të kësaj bote.

Fjalët e poetit futen edhe mes
shprehjeve më të ndyra, fjalëve më të ulëta,
në lagjet më të varfëra të qytetit
e për disa kohë zotërojnë shoqërinë.

Shpirti i poetit zbulon klithmën vetmitare të së vërtetës,
që mes hapsirave të së keqes e rrenave të kohës së tij buron,
është shpirt i rrahur për vdekje prej shpirtrave të tjerë.

Është i dënuar shpirti i poetit, s’ka dyshim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s