Kalendari poetik: Maram Al-Masri / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Maram al-MASRI

Kalendari poetik: Maram Al-Masri

U lind në qytetin bregdetar Lattakia më 2 gusht 1962 poetja siriano-franceze. Kundërshtare e regjimit të diktatorit Assad, në moshën 20 vjeçare u shtërngua të largohet nga vendi me bashkëshortin dhe djalin e tyre të mitur. Pas dështimit të martesës, bashkëshorti mori djalin dhe u kthye në Siri dhe Maram vetëm pas 13 vitesh mundi ta shihte sërish birin e saj. Janë të shumta rastet e persekutimeve dhe kërcënimeve me vdekje që ajo ka marë nga regjimi kriminal i Assad-it. Megjithëse ka mbi tridhjetë vite e larguar, ajo kurrë s’i ka shkëputur lidhjet me atdheun e saj. Maram nuk është vetëm poete, kritike dhe shkrimtare; Maram Al-Masri është edhe institucion i lirisë për popullin e saj, Sirinë e saj të përgjakur. Poezitë e saj janë përkthyer në shumë gjuhë evropiane, aziatike etj, në shqip kam nderin të kem botuar mbi 70 shqipërime prej Saj në vëllimin “Antologji e poezisë arabo-persiane”, në vitin 2015. Në datën e lindjes e përshëndes me këtë përkthim:

TI JE, MARAM?

Oh! Sa ke ndryshuar
nuk po të njoh fare.
Ti je, Maram?
Maram, sirena e Lattakias,
e fejuara e detit,
lulja e Damaskut,
trëndafil i shkretëtirës?
Pa lot qenka buzëqeshja jote,
historira sjellin sytë e tu,
histori zhgënjimesh,
po erëmim i pafajsisë,
shkëlqim i buzës ç’u bë?

Mbi fytyrën time kaluan
puthje, diell, erëra
dhe koha
ka vënë duart
dhe zhelet e zhubravitura të rrugëtimit të saj.

 

Ç’ËSHTË LIRIA?

Vajza: -Mama, liria çka është?
Nëna: -Është diçka që kushton shtrenjtë.
Vajza: -Me një fjalë, ne s’mund ta blejmë?
Nëna: -Prandaj e paguajmë me jetë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

One thought on “Kalendari poetik: Maram Al-Masri / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s