Kalendari poetik: Primo Levi (1919-1987) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Primo LEVI

Kalendari poetik: Primo Levi (1919-1987)

31 korriku është datëlindja e Primo Levi-t, shkrimtar, poet dhe kimist italian me prejardhje çifute, i mbijetuar prej kampeve naziste. Pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943 u bashkua me partizanët. E arrestuan si çifut në një postbllok dhe e nisën me një tren mallrash për në kampet e përqëndrimit në Gjermani. Por si kimist që ishte pati fat, pasi punoi ato kohë për ndërmarrjen farmaceutike IG FARBEN në kampin e përqëndrimit Buna Monowitz, që ato vite quhej Aushwitz III. U lirua nga trupat sovjetike më janar 1945, por vetëm pas një viti mundi të kthehej në Itali. Më 11 prill 1987 vrau veten për arësye që nuk dihen. Për sot një poezi prej tij:

MBRRITJA

I lumtur është kush mbrrin në port,
Kush lë pas dete dhe stuhi,
Ëndrrat e të cilit kanë vdekur, a kurrë s’u lindën,
Që ulet të pijë në një birrari në Bremen,
Ndanë zjarrit dhe është krejt i qetë.
I lumtur ai që është si flakë e fikur,
I lumtur ai, që si rëra në grykderdhje lumi,
Lëshon ç’pati mbi shpinë me ballin e kthjellët.
Ai që as pret gjë, as shpreson,
Veç i ngul sytë diellit që perëndon.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s