Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti

 

ANIJA E MEMORJES

Dalngadalë,
po mbytet anija e memorjes.
Në bordin e saj,
Kam djersë, këngë e psherëtima…
Po ikën ajo,
Në honet qiellore të përflakura,
Nga drita hyjnore e amëshimit,
bashkë me ca ëndrra të vdekura,
nxiton drejt moskthimit….
Ke rrjedhur baba, ke rrjedhur,
shpesh më thonë djemtë.
E di bijt e mi, e di,
Vdiqën qelizat e trurit tim,
në rrugën e mundimeshme të rritjes suaj,
Tani nuk më mbajnë as këllqet,
Dhe ju, s’po lini gur pa lëvizur,
për një krevat në azilin e pleqve…

 

POST MORTUM PËR NJË PRANVERË
(E frymëzuar nga çmenduria e shqiptarëve në vitin 1997)

Të akullt ishin mëngjeset e asaj pranvere,
Gishtrinjtë e ngrohtë të diellit, s’ arrinin gjer tek ne.
Zogjtë, në panik, braktisen strehëzat.
Si ëndrra të trishtuara,
u fshehën pas kurrizit të territ,
Kur vdekja u ul në pikëzen e lotit,
Dashuria lodronte në grykë të ferrit….
Fund-netët me përtim,
shtynin një grusht me yje drejt humnerës,
E hëna nxitonte drejt agimit të plagosur.
Buzët kërkonin puthje në ato ditë mortore…
Përsëri e largët duket dita e paqes,
Kur ka aq shumë porosi për arkivole….

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s