Kalendari poetik: Percy Bysshe Shelley (1792-1822) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Percy Bysshe SHELLEY

Kalendari poetik: Percy Bysshe Shelley (1792-1822)

4 gushti është data e lindjes së P. B. Shelley-t, njërit ndër më shquarit përfaqësues të romantizmit britanik, idhull i brezave të poetëve që erdhën pas tij si p.sh., Robert Browning, Alfred Tennyson, Dante Gabriel Rossetti, Algernon Swinburne dhe William Butler Yeats. Gjeti vdekjen kur lundra me të cilën udhëtonte u mbyt në gjirin e Viarexhos; deti ktheu trupin e tij në breg më 18 korrik 1822. Ja përzgjedhja ime në këtë përvjetor të Poetit:

HËNA

Si zonjë plakë, e krrusur, e zbehtë,
Me vello mbështjellë, sikur s’ka jetë,
Me zor çapitet, se si i hedh këmbët,
E dobët, mendja sikur e ka lënë,
Nga lindja e errët ngrihet atje lart
si një gjë e bardhë, fare pa trajtë.

Mos je e zbehtë sepse je cfilitur
Kur vështron tokën pasi lart je ngjitur,
Krejt e vetme atje duke shëtitur
Mes yjeve që janë aq të mitur,
Dhe ndrron gjithmonë, si sy pa gëzim ,
Se s’gjen gjë që vlen të ta kthejë fuqinë?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s