Kalendari poetik: Sara Teasdale (1884-1933) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Sara TEASDALE

Kalendari poetik: Sara Teasdale (1884-1933)

8 gushti është data e lindjes së poetes së njohur amerikane. Në fëmini qe shëndetligë dhe në moshën 10 vjeçare mundi të dilte nga shtëpia, kur mbushi katërmbëdhjetë prindët vendosën ta rregjistrojnë në shkollë, por nuk arriti të merrte asnjë dëftesë. Poezia e saj e parë u botua në vitin 1907 në një gazetë dhe po atë vit u botua dhe një përmbledhje me poezitë e saj, që u prit mjaft mirë nga kritika. Për arësye sentimentale vrau veten me një mbidozë barnash gjumi në vitin 1933. Ja një poezi e saj:

VITET

Mbyll sytë sonte dhe sikur shikoj
Një vargan të çuditshëm që kalon-
Si dikur ty të pata shikuar
I hijshëm kur shkoje, i trishtuar;
Të drojtur vitet shkojnë, trazuar,
Si një që vallzon, lotësh verbuar.

Shkonin ata vite, por s’e dinin
Se kur shkonin, pranë teje më sillnin;
E ngushtë udhë e tyre, e gjatë,
Tek ti më prunë, prapëseprapë-
Oh vite të drojtur, vite të vetmuar,
Zëmbytur nga lotët, prapë duke kënduar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s