Kalendari poetik: Rabindranath Tagore (1861-1941) / Përgatiti Materialin Maksim Rakipaj

Rabindranath TAGORE

Kalendari poetik: Rabindranath Tagore (1861-1941)

Më 7 gusht është dita kur ndrroi jetë R. Tagore; qe poet, dramaturg, shkrimtar, filozof dhe piktor. Në vitin 1913 u nderua me çmimin Nobel në letërsi “për ndjeshmërinë e thellë, freskinë dhe bukurinë e vargjeve…etj” thuhej në motivacionin e dhënë nga akademia mbretërore suedeze. Ja një poezi prej tij:

NË MËNGJEZ HODHA RRJETAT…

Hodha rrjetat në det këtë mëngjez.
Gjëra të rralla nxorra nga thellësi e errët
me pamje të çuditshme dhe të bukura shumë,
disa si buzëqeshje shndritnin,
të tjera si lotë shkëlqenin,
të tjera të trëndafilta
si faqe nusesh.

Kur, në fund të ditës,
në shtëpi me prenë time u ktheva,
ime shoqe ulur në kopësht,
me përtaci fletët e një luleje këpuste.
Në mëdyshje, përpara i shtrova
gjithë ç’pata peshkuar.

Ajo i pa vëngër e tha:
“Ç’i ke këto gjëra të shpifura?
Përse hyjnë në punë, nuk e marr vesh”.

Me turp ula kryet e mendova:
“Nuk u rreka zemrën të të fitoj,
as në treg nuk i bleva;
s’janë dhurata të denja për ty”.

I shpërndava gjithë natën
në rrugë, një nga një.
U gdhi dhe erdhën udhëtarët;
të gjitha i mblodhën
dhe ndër vende të largët
i shpunë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s