Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga Rovena Shuteriqi

 

***

Ti,mbase ke dalë
e argëtohesh këtë natë!
Ti, mbase do të harrosh,
ç’ka folëm bashkë!
Ti,mundohesh të bëhesh 
një,me turmën!
Ti, mes pijesh,
do identitetin të humbësh!
Nuk e ke të lehtë aspak!
Sepse ti mirë e di, se ku unë,
po të pres këtë natë!
Po të pres atje,
ku netëve dëfrenim!
Po të pres atje,
ku shpirtrat një, i bënim!
Të ndiej që ti, më sheh kudo!
Ashtu si dhe unë,
atje tej në horizont.
Ti,më sheh në gotat kur pi!
Kurse unë, e di, për pak do vish,
e me puthje, mua, do më “përpish”!

 

***

Një përqafim i yti.
Një prekje buzësh mbi ballë.
Një fjalë e pëshpëritur veshit.
Një fjalë e vetme, sa për njëmijë fjalë.
Një përkëdhelje shpirti.
Një ndienjë,që zemrën ma gufon.
Një puthje pastaj buzëve.
Të dua përgjithmonë!

 

***

Zëri yt karakteristik,
shëmbi kufirin e trishtë!
Fjalët e tua si sheqer,
ëmbëlsuan zemrën zeher.
Një qeshje e jotja,
timpanin e veshit ledhatoi,
zgjoi nga “koma” kujtimet
dhe shpirtin,rrezatoi.
E ngriti mbi qiej,ty, të shihte.
zbriti kraharorit, aty,të prehej.
Dëgjoi gjithçka, gjëmonte emri im.
Thashë, s’jam harruar, jetoj brenda tij!

 

***

Të kam dhënë një fjalë bese.
Nuk do të lë vetëm aty ku je!
Aty, ku liria, është e kufizuar!
Aty, ku dëshirat, zveniten bashkë me ëndërrat!
Do të marr këtë mbrëmje,ashtu, imagjinueshëm të dy së bashku.
Ti , le të jesh aty ku je!
Unë, po marr anijen që të çon drejt vendeve,ku ti dëshiron kaq shumë.
Ti,më drejto nga aty ku je!
Më shkruaj vendet, ku do që të shkeli këmba jote tani!
Më bëj skica nëse do,e unë, do i gjej për ty!
Do që të zhytemi më parë në thellësitë e pastra e të kaltra të detit?
A të ka marrë malli?
Kështu në një mënyrë, lajmë mëkatet, që të dy!
A nuk ndihemi më të lehtë tani? Si ajo pupula,që e merr era dhe fluturon papushim!
Tani po shkojmë tek ishulli i braktisur nga njerëzit,që ti, e ëndërron kaq shumë.
Më thua,se je i lodhur dhe i dënuar nga ata.Ata janë shkaku i gjendjes tënde shpirtërore!
Eja, dhe mos bëjmë zhurmë, të lutem! S’dua të prishet imagjinata, që na ka rrëmbyer të dyve. Dua të të jap kënaqësinë e të qënit i lirë.
Dua të shijosh hapësirën e natyrës, jetës, tani ,këtë mbrëmje!
Qëndro këtu dhe mos kthe kokën!
Le të na thërresin sa të duan,që të kthehemi pas!
Dua të shijosh lirinë!
Mos ki frikë!
Po qëndroj dhe unë të të bëj shoqëri!
Liria, nuk duhet shijuar i vetëm!

Marrë shkas nga biseda me një të burgosur,që është mik virtual i imi.
Bisedat e tij,më prekën shumë atë natë.S’mund të rrija pa i përkushtuar diçka,që ma kërkoi vetë. 9/8/2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s