Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
***
 
Mos më vështro gjatë
se bëhem vjeshtë
e më ndjek pikëllimi i shirave.
 
 
 
Imazh nga fëmijëria
 
Jam atje me shtambën e ujit në dorë
Fytyra e bardhë e gjyshes më vjen në sy.
Petlat e bardha të mollës
me bien në krahë.
Piqen ëndrrat te gurra e madhe.
Qan çezma me zë…
 
 
 
100 vitet e mia
 
Njëqind vitet e mia jam pemë.
Në çdo jetë timen unë dua pyllin .
Mëngjesin e blertë…barin
burimet gjithë këngë .
Ja ndjej aromën.
Heshtjen , zogjtë. ..
Me siguri kam lindur Zanë.
Mes pemëve kam marrë frymë.
Kam qeshur, kam qarë.
Aty këndova këngët e para.
Mësova përrallën e Kësulkuqes.
Pashë çeljen e pranverës
Marramendje mu bë jeta.
Eca majë gishtash…fluturova nëpër erë .
Në gjithe jetën time.. une dua pyllin.
Është Perëndia ime.
Me buzët e kuqe përqafova një lis.
dhe në muzg , iu fala një bliri
se njeriu nuk më deshi…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s