Poezi nga Musa Tullari

Poezi nga Musa Tullari

 

Mallëngjimi

Edhe mbi vendlindjen, mbi fushat grunaja
Enden retë e rënda
Si mbi pyllin e rrëmbyeshëm
Nëpër të cilin tani eci pa ty.

Pylli është i imi mik i vetëm
Para tij zemra ime
E hapur, e ëmbël, në heshtje.

Pyllit i tregoj:për re pikëllohem,
Për re mbi shtëpi… të saj.
Në pyll,i vetmuar, dridhem,
pëshpërisë, marrëzohem:
Unë dashuroj zemrën e thyer,
zemrën e Z…

O, kur , kur do shof
Retë e mëdha,leshatuke,
Të cilat në fëshfërimën e errët
Larg , larg rrugëtojnë…qiellit të vendlindjes!

 

Dielli i agut në pyll

Në kurorat jeshile hy
Era pranverore
E re.

Shigjetat e holla të diellit
I therrën gjethet
Dhe degët
Dhe trungujt:
I gjithë pylli dihatë,
Dritëson.

Lulet vesore,
Të bardha,
Dhe gjethet,
Dhe zogjtë e vegjël,
Përshëndetën diellin
E madh.

E hijet e degëve të trungujve
Dënesnin,
Si gishtërinjë
Të llojshëm
Figurash
Nëpër bar
Në të cilin dritëson vesa si lot.

 

I dashuruari pran detit Jon

I vetëm rri skaj detit
Jon;
Shikoj i pikëlluar në thellësinë
e detit
Dhe për ty gjakojë,
o, Joniane,
Vashës e imja e ëmbël
larg.

Dielli i zjarrt ndezë nga
lart:
Dhe detin do dhuroja për
dy sy
Sytë e tu të zinjë
të thellë
Vashës e ëmbel e imja
Joniane.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s