Poezi nga Arianita Hoxha

Poezi nga Arianita Hoxha

 

Shi kujtimesh

Shi mbasdite e ti sot më mungon
Lot pikon dritares e leht rrëshqet
Ndjej në cast bota frymën ndalon
E c’do gjë me zërin tënd nis e flet

Bie shi e zogjtë lagur shohin në sy
Cicërima xhamave nisin këndojnë
Dic tregojnë pandalur për ne të dy
Tej heshtur njerës të qullur kalojnë

E sot si atë ditë i njejti shi vjeshtak
Ndarjes tonë i ngjan kohë me parë
Vetëm pres të fundit pikë dhe pak
E di se malli yt do t’vijë t’më marrë.

 

Ti erdhe sonte

U dogj dhe druri i vetëm në oxhak
Shpuza së fundmi u kthye në hi
Heshtjes natës ti vjen e ikën prap 
E unë s’kuptoj je hije vallë a je magji

Dhe sonte këtë natë c’më turbullove
Prej teje unë s’paskam të shpëtuar
Një ditë vjeshte larg qiejve fluturove
Tok me dallandyshet për tu harruar

Sa kohë s’të shoh ndaj ndjeva mall
Të fundit imazh tëndin mbaj ne sy
Mërziteshim kujtoj e shiheshim rrallë
E kur ti s’më flisje as unë s’të flisja ty

Melankonis e lodhur pranë këtij zjarri
Dhomën ngrohi e shpirtin e ndricoi
Oh sonte në gjumë më vuri malli
E shpirti im drejt teje natës fluturoi.

 

Ti

Endrrave të bardha netëve më troket
Përtej kaltërsis ne humbasim të dy
Agimi zbardhi ngadalë si puthje e lehtë 
Frigohem të hap sytë se nuk të gjej aty.

 

Foto e vjetër

Më buzëqeshi sot kjo foto e vjetër
Ne të vegjël e prindërit ulur në mes
Nostalgjike më ktheu në kohë tjetër 
Vështroja me ëndje deri në mëngjes

Si medalion murit varur qëndronte
Sa lumturI kishim mendova me vete
Loti si brilant mbi xham më pikonte
Malli i i madh zemrën mbërthente

Ku janë vajzat që luanin shtëpisë
Ai djali i vogël vallë ku mbeti ku
Përdore mora kujtimet e fëmijërisë
Të shëtis me to në një lulnajë diku

O zot t`lutem kthemi vitet përsëri
Prindërit t`na shtrëngojnë dorën fort
Do mbetemi për ta të vegjëlit fëmi
Trëmbemi akoma nga e egra botë

Shtëpia e prindërve si një muze
Kujtimet si relike na buzëqeshin
Netëve magjikë fotos mblidhemi ne
Njëri – tjetrit kokën e mbështesim.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s