Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Çuditjet mashtruese!

Çuditjet mashtruese dhe dëshirat e djegura më luftojnë natë e ditë,
Dhe unë me lulet jam i frikësuar dhe kjo me sa duket tani nuk është e jashtëzakonshme
Sepse shtriganët janë ulur mbi kolltukët e pushtetit e të diturisë
Dhe urtësia ecën kokulur dhe e zhgënjyer anës së rrugëve!…

Ëndrra,dhe e vërteta sillen marramendëse shatërvaneve të tharë
Por as ëndrra dhe as e vërteta në vetvehte nuk dinë se ç’janë
Ashtu si realiteti dhe fantazia u bie të puthen përrallave të gjysheve
Por e vërteta edhe në fantazi mua më jep lumturi të pakufizuar
Dhe unë aherë nuk i kontrolloj dot më emocionet,flatroj qiejve të paanë
E papritur bie përmbys lëndinave të vendlindjes thellësisht malluar
Gdhend qytete e fshatra të mahnitëshme,misterioz,të pikturuar sipas dëshirës,
Dhe puth barin deri në rrënjë,dhe petalet e margaritave
Pemëve të vjetra u lexoj emrat e gdhendura,e u marr erën e trungjeve
Ndërsa pjeshkëve u a kafshoj kokrrat e pjekura si një egërisrë e shijshme
(Kuptoni besoj,vehtja më duket frut,frutin duke shijuar!…)
Vështrimin dhe sytë duke ja lutur qiellit të Diturisë
Dhe qaj gëzimit tim të rremë deri sa hëna të lindë e yjet t’më përqeshin
Në vuajtjen time që rrokulliset shkallëve të një shprese kokëqethur,për vegjëlinë!….

 

Mes fletëve magjike në Pogoni!

Mes fletëve magjike flladi i freskët i mëngjezit bëlbëzon
Përrreth gjithçka është qëndisur me dorë Perëndie!
Kalldrëme,rrugica elegante,lëndina e livadhe 
Stolisur ball malesh,
Dhe ja dyer e dritare antike,dhe atje përtej një ballkon
Që për t’a shijuar të detyron të ndalesh!

Më poshtë një,dy, disa kroje ku ujët rrjedh si nektar lulesh,
Dhe matanë vreshta,bagëti, dhe pemë plot fruta!
Kur – o Zot! – Mbi ballkonë papritur,me një fustan plot lulka
Del një hyjnesh veshur me florinj
Që me një kanë në dorë,
Nis e ushqen flutura!!…

 

Ëndrra dashurie!

Gjithë natën – ajo,
Lëndinave të qiellit mblidhte yje
Nga dega më degë,
Nga gjembi në gjemb,
Gishtërinjtë duke shpuar petaleve,
Gjakun duke lëpirë dhimbjeve!…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s