Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

***

Sa t’ vuen ky shpirt
i ofruem për dashni t’akullt Ajkunë.
E di!
Të dhemb kjo natë
sa dimni që thau luleborën.

Ndoshta ka me t’mbrojt’ dashnia jéme,
se edhe unë kam vuejt,
fort,shumë…aq sa
ka me u gzue ky shpirt
kur t’dalin prej meje!

Si qëlluem kështu?
Unë e vogël
Ti ordekun.
Njimijë vjet na shkuen kot
se s’mujtëm me u barazue
me baraka t’shembuna,
as me dekë currave.

Nuk vdiset për kurrgja…

S’paku jo pa vallëzue me ujqën,
si shi n’tokë të plasaritun.
Anipse t’lodhun çdoherë
si për t’fundit herë
tuj prit dhimbjen e rradhës.

Mos vuej Ajkunë!
Dashnia asht plagë që dhemb prej s’mirit
e t’bán prap’ me besue
n’lapsa t’thyem e dafina t’vyshkuna.

 

***

Shi…
si dikur në Prishtinë,
bjen me shkim’ shpirtna t’përflakun.
E ftueme isha në nji natë me hánë.
Dhelpna jote e shkretinës,
me bisht fshinte gjurmët e akrepave
deri te pusi i kështjellës së princit.
Bota ka qenë má e bukur atë vit,
erdha si zog i truem në derën tánde,
me dashninë mbi tesha.
Tána gratë ishin má të hijshme se unê,
s’pata dert,t’kisha ty,
gjithmonë i pari për mu e për vete.
Mbahem me ándrra,
anipse bájnë shtrenjtë,
gjinden rrallë zogjtë fisnik qiejve.
Shijen e humbun tymnash t’botës,
e rigjej në gjunjtë e këputun të qiellit
që ndjell prush yjesh nën këmbët e mia t’zbathuna.
Ndoshta e gjej në vjeshtë,
bari s’besoj të korret në atë kohë.
Vjerrë si shpirt i hutuem deksha,
si gji në legjendë,
lule qumështi që digjet hi mbi ty,
mos deksha pá t’pá prap’.

Brooklyn, New York 
23.07.2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s