Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
NË KTHETRAT E NJË GRUAJE
 
I mbaj mend,
hapat e para të dashurisë,
përqafimet e duarve të brishta, elegante.
Mijra puthje të zjarrta,
më sillnin pranverën dhe parajsën,
në derën e shpresave brilante…..
 
Për ty shita shtëpinë
pas falimentimit të madh,
u harruan pushimet
në Florida, Dubai e Malvine,
U harruan puthjet, përqafimet,
Duart e tua të hajthme,
me gjemba u mbushën,
si hithra digjnin puthjet nëpër errësirë,
deri sa shita të fundmen relike të çmuar,
të nenes sime të mirë…..
 
 
 
DUA TË JEM
 
Të notoj në frymëmarjen tënde,
Oksigjeni yt të bëhem dua,
Të humbas
në pyllin e kaçurelave të harlisura,
Të bëhem këngë mbi buzët e tua,
I përhumbur në pjergullat e krasitura,
mes puthjesh, përqafimeve të zjarrta,
Ta shuaj zjarrin e krevatit,
Si një zjarrfikës i specializuar…..
 
 
 
FTOHTË
 
E di Mikja ime:
Ke ftohtë në këto të acarta ditë,
Mblodha gjithë zjarret e globit,
Për të të ngrohur
Sa keq! Nuk funksionoi,
Mësova,
se vetem llava e vullkanit të shpirtit,
i shkrin Dashuritë!……
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s