Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

MBETEMI TË RINJ 

Kur shoh një rreze, që vjen e ndrit…
Fytyrën tënde… e shoh me mall…
ku grinden brënda gjithë bukuritë…
Syve të shkruar…kush mund të dalë…

E më rrëmbejnë nga kjo botë
Gëzim e dhimbje… mallit zeher
Kthej nëpër vite mbledh lulelotë
Portret petalesh…nëpër ylber…

Malli shëtit kohës së shkuar
Miljona raste… në çdo tipar…
Kur flakërimë… mbaje në duar…
Edhe sot…buzët nxjerrin nektar…

Lëkur’ e njomë anktheve vrarë
Trëndalilit të buzëve tua…
Po të të prek… ti ndizesh zjarr…
A…zjarri yt…më ndez dhe mua…

Dhe ëndrrat shtruar jetës sonë…
Kur shoh një rreze që vjen e shndrit…
Syve të tu…dalloj çdo formë…
Si grinden brënda…gjithë bukuritë…

 

UDHËT NDIZEN YLBER

Malli vetëtimë
Dregëzën plagë godit…
Kujtimet, e zhuritura, pikojnë…

Koha, në lupën e dhimbjes a dashurisë
Shtrydh yjtë…ylberët…stuhitë…
Në një pikë në zemër
Të shkuarën me të tashmen saldon

Pritja ndez sytë
Ankthi ndjeg shpirtin
Përvëlon horizontin…
çdo ditë…

E nata më e gjatë
Shpresa më e zezë
Pa shpresë, s’di ku troket…
Troket kohëve…qiejve…
Udhë psherëtimash shtron thërrmia dëshirash…
Syve, nëpër vesë agimesh
Sërisht shpresës udhët ndizen ylber…

 

Ç’ VENA DJEG…

Ç’rreze agimesh mbledhur me nektar
Ç’venash deh e rrieth me rrembim
Ç’er diellore fryn…shpirtit të marrë…
T’ma grisë nëpër vargje shpirtin tim…

E ashtu…marrosur në vetvete
S’mund ta nxjerr…e brënda po më mbyt
Thinjash zbret magjia e një jete…
Llave shpirti…më shprthen në fyt

Një bisht resh, që lundron nëpër gjumë
Bleta lumit kur zukat mbi zaje…
Lisi flokët pyllit kur i shkund
Bubullimash nga një zjarr rrufeje…

Shqipet kur ngjiten sipër mbi re
Pastaj me vrull sulen mbi luginë…
Mes furtunash zogjtë në fole
Nëpër shekuj rritin me lirin…

Kmb’ e malit “Ç’u kput”…sa herë…
Kur trimat liris’ i faln gjak
Oshëtijnë shekujt nëpër humnerë
Kur ikin e s’kthehen te ky prak…

Ç’vesë agimesh mbledhur me nektarë
Ç’venash djeg magji’ e dashurisë…
Ç’erë diellore fryn… shpirtit të marrë
T’ma gris shpirtin rimash poezisë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s