Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi
 
 
Fryma ime
 
mbeta natë pa hënë
hënë pa yje
ditë pa diell
diell pa rreze
 
vetëm kjo frymë
më mbeti e gjallë
ti jap jetë zjarrit
të shpirtit tim
të mos shuhet
edhe kur shpresat
hi u bënë
mbi të cilat
ti defilon si hero
dhe feston triumfin
 
ende je fryma ime
që i harlis malet e zjarrta.
 
 
 
vargje çasti dhe malli
 
sonte kot po mundohem
ta zgjoj atë yll timin në qiellin e errtë
diku i zhgënjyer nga nata
i fsheh lotët e kristaltë
për hirë të engjujve të mi
 
i varur
në peshoren e jetës pyetet
më shumë bëri mëkate vallë
apo i mëshiroi vitet
 
ky lajm kobndjellës
vetëm mos t’i prek mushkëritë
as zemrën e vuajtur
që s’njohu gëzime
 
majet e gishtërinjve që një kohë
ndjenin valë dashurie
tash pikojnë gjak
 
ndezu ylli im
rri zgjuar me mua
deri në mëngjes.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s