Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

 

Mbretëreshë pa mbretëri

Strukem
gjeje ti se ku…

Gjej strehë
nën gushën tënde
Ku rëndesa e akujve
pupël shkabe më duket.

Avujt e tejdukshëm
me ngrohtësi rëre
më ledhatojnë sedrëne
mbjellë me trëndafila.

Në altarin e shpirtit
këndoj këngë epesh të përgjakura,
pra të falem Mari
Unë mbretëresha e njëmendtë
Anipse pa mbretëri.

 

AJO

Diku në labirintet e vegimeve të saj
Prej monalize të unifikuar,
Perandorinë e purifikimit e ngriti
Pa mbajtur shandanë nëpër duar.

Shpresa të plakura e mplakën
Pa ja shuar kandilin e besimit,
Se me gjasë e pati në qukth të grushtit Çelësin kopil të tjetërsimit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s