Flakë janari / Poezi nga Xhevat Latifi

Poezi nga Xhevat Latifi
 
 
Flakë janari
 
Ma përcëllon, lëkurën ma bënë me vranga flake ,
e më pas tymi ngrihet gjer në kupë t’qiellit,
ka aromën tënde, merr pamjen e dhimbjes dhe vdekjes për ty,
Derdhet kurorë yjesh sa në bronz ,sa në poezi!…
 
Ma përcëllon vargun e lotit të ngrirë ,
sikur një dëshmor i plagosur që heq nga dora unazën ,
në një shervete të nënës mbështjell tuj lanë amanet,
por harruar me ia fshi pikat e gjakut..
 
Ma përcëllon qytetin tim nga dritarja,
tek shikon vëngër një poet dashurinë e munguar ,
e qanë vargun që nuk u ba,
thonë se poetët e ndjejnë të fundit vdekjen e njeriut ,
Po të parët e ndjejnë vdekjen a lindjen e heroit …
 
Unë i pashë heronjët ,
pimë kafe bashke, e i shkruam dashurisë,
shikonim diellin në perëndim dhe i besonim Amerikës ,
se ka me ardhë nga qielli..
tutje …ca fëmijë prishën qetësinë në lojën e duarve
” E kujt është shtëpia !?
( eh shtëpia, shtëpia nuk është e shokut Tito, shtëpia është e Ibrahim Rugovës)
A mund të kalojmë!? …Po si jo…”
më pas ata (heronjtë) ikën të bëhen dritë ,
e unë më vdekatarët hahem në mbrojte të Sokratit,
do e pijmë bashkë helmin, cmë thua !?
 
Më përcëllon flakë janari
pangopur,i ka gëlltit burrat e lisave një nga një ,
më pas rendi u bë i gjatë ,
Heuuuu…
në kulmin t’acarit na shpëton dashuria ,
se nuk patëm me çka ta vrasim lajmësin e mortit.
 
E unë kam vendos me pritë ,
me i ra kalendarit ngjyra e verdhë ,
shtatë net e shtatë qiej të një dritë flakë …
me dëshmua se janari është bekuar në portën e dheut ,
ka bojnat e trishta por ka pishtarin ndezun ,
zjarr nën akull i ngrohë shekujt.
 
Më pas le të ndodhë çka të ndodhë,
do të këndojmë si zogjtë
për beharin, ujin, dhe diellin e ditës së lirisë.
 
Dashurisë i ngjan përcëllimi në janar,
alkimi akulli por poetët mbajnë të hapur dritaret,
mbërthehen në shall dhe ofshajnë për heronjtë ,
ata ranë për dashuri dhe na lanë neve të duam ,
Me u dashtë në janar është mos me i’u frikësua shtegtimit ,
me i besu diellit që e kthen lejlekun në çerdhen e vjetër,
Me e nise nga e para jetën prapë me u dashtë,
Me dashtë
Përcëlluar dashurie…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s