Interar / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Interar

Përshkrim interari skajeve të pacaktuara
aty mes gjithësisë dhe asgjësë
shëmbëlltyrës që duket se prek përjetësinë 
dhe eterit shpërndarë trajtave boshe
parafytyrimit të fluksit shndërruar në ngjyrë ,
tjetër dritë
tjetër botë
rrotulluar gravitetit jetë
përpjekjes për të thyer ekuinokset kohë.

Endur përditë gërvishjes rutinë
në copa ngjarjesh vijëzuar në letër
linjave të djersitura stacionesh
që përshkruajnë pafundësi kilometrash
e memories mbetur pas
hapave të padukshëm gjurmëjetës.

Thërmijë e mbetur pezull
fluturuar mbi krahë të erës
fëshfërimë e gjetheve të këputura
të një stine ushqyer në tretje
zverdhur e harruar në vjeshte
zbardhur nën thinjat e borës
përndritjes së një shpirti rindezur
përherë mbi hirin e djegur.

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s