Diego De Silva
Kalendari poetik: Diego De Silva 5 shkurt 1964
Shkrimtar, gazetar dhe skenarist italian, u lind në Napoli më 5 shkurt 1964. Fitues i disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë. Ja një poezi prej tij:
DO TË DOJA…
Do të doja,
vërtet do të doja, që pakënaqësitë e vjetra,
njerëzit e gabuar, përgjigjet që s’kam dhënë,
shpirtligësitë e vogla
që ma kanë helmuar mëlçinë,
gjithçka që ende mendoj,
historitë e dashurisë sidomos,
të më hiqeshin nga mendja
dhe mos më dilnin më para syve,
se jam plot bezdira
nga lugetër që s’kanë me ç’të merren
e vinë më bien mua në qafë.
Faji i kujtesës,
që vetvetiu ngrin e shkrin
ngadalëson përtypjen e jetës
e të bën të ndjehesh fare vetëm
edhe kur s’ta pret mendja.
© shqipëroi Maksim Rakipaj