Kalendari poetik: Guido Catalano 1971 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Guido CATALANO

Kalendari poetik: Guido Catalano 1971

Shkrimtar, poet italian, u lind më 6 shkurt 1971 në Torino. Para se të bëhej poet, dmth edhe të jetonte me të ardhurat nga poezitë e veta, ka bërë punë nga më të ndryshmet: korrektor bocash në shtëpinë botuese Einaudi, portier në një rezidencë banimi, etj. Në vitin 2000 botoi përmbledhjen e parë poetike me titull “I cani hanno sempre ragione” (Qentë kanë gjithmonë të drejtë); në vitin 2016 botoi romanin e parë, me një titull të veçantë “D’amore si muore ma io no” (Nga dashuria edhe vdes, por jo unë). Autorët e parapëlqyer: Charles Bukowski dhe Jacques Prévert. Ja përzgjedhja ime nga ç’kam prej tij:

SI RETË

“të dua siç dua retë”
“çar the?” më pyeti
“si retë pra”

më hodhi një vështrim si të më thoshte: “trap”
“si retë? ti do retë?”
një buzëqeshje
dhe iku
s’qe buzëqeshje e bukur, merret vesh

pastaj,
të them të drejtën
unë
ato dreq re
se mos i kam dashur ndonjëherë

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s