Poezi nga Brikene Ceraja – Beka
kohë e alarmuar
ajo ecën nën hijen e blinit
aromën ia shijon si gotën e verës
hapat e zhurmshëm qytetit ia humbin dashurinë
ajo ecën e shiu ia ledhaton flokët e rëna mbi fytyrën e pikturuar me rrudha
ajo ecën përkrah ulurimave e sirenave që kanë kapluar qytetin ajo e shiu s’po e ndalin ritmin e takeve në kohën e alarmuar
Pasqyrë e thyer
Mbrëmë ecja me hijen tënde
në rrugët e zhurmshme bisedat nuk i ndërprenim edhe kur dielli iku nga ne, e me vete ta mori dritën, m’i mori edhe lotët e reve
mbrëmë flisja me frymën tënde, me hapat që ia falnim kohës së zhurmshme
e qiellin e dashuronim me sy të përlotur
mbrëmë në pasqyrën e thyer pikturova sytë e tu e me lot i ujita buzët
mbrëmë vallëzova me portretin që e vizatova në letrën e bardhë
Brikene Ceraja (janar 2019)